Lu: Sot kriminelë të njohur e zyrtarë të korruptuar ecin pa frikë se do procedohen

451
Donald Lu: Sot kriminelë të njohur dhe zyrtarë të korruptuar ecin pa frikë se do procedohen… Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri disa duhet të pushohen, disa të çohen në burg. ..
Ambasadorja Vlahutin: Duhet një punë si operacionet në mjekësi. Korrupsioni apo zarfat plot me para nuk duhet të funksionojnë. Nuk duhet të ketë njerëz që mendojnë se janë shteti….
Të drejtëpërdrejtë në deklaratat e tyre ndërkombëtarët të thirrur në një tryezë për të analizuar sistemin e drejtësisë nënvizuan domosdoshmërinë për realizimin e reformës në drejtësi, për të cilën është e nevojshme dhe pjesëmarrja e opozitës.
Në një zë si ambasadori amerikan ashtu edhe ambasadorja e BE-së Vlahutin thanë se sistemi gjyqësor duhet të japë llogari për korrupsionin, por duhet të jetë gjithashtu i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike. 
Ambasadori Lu: ” Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të çohen në burg.. Në një sistem ku edhe gjykatësit bien dakord se ka korrupsion, kjo nënkupton detyrimisht se gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet të bashkëndajnë që të gjithë për drejtësinë për dhënien dhe marrjen e ryshfeteve. Sot shumë personazhe të njohura të krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të institucioneve të ndryshme politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen. Misioni europian për efikasitetin në drejtësi e renditi Shqipërinë në vendin e fundit mes 25 vendeve të anketuara sa i përket ndjekjes penale të krimeve të rënda. Në një vend të NATO-s që aspiron anëtarësimin në BE, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar. 
Deklarata në tryezën “Analiza për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri – 2015″ që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
“Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të dinë se ndryshimi po vjen” tha Lu.
Vlahutin dhe Lu: Opozita të bëhet pjesë e reformës në drejtësi
Një tjetër apel i ndërkombëtarëve ishte se opozita duhet të jetë pjesë e kësaj reforme.
“Na vjen keq që opozita nuk ëshë ulur ende në tryezë dhe i bëjmë sërish apel të ulen. Shqipëria nuk mund të ketë zgjidhje që zgjasin 4-8 vjet por ka nevojë për ndryshime të plota” tha ambasadorja Vlahutin.
Mund të ketë reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, por reforma do të ishte më e mirë dhe e qëndrueshme në Shqipëri me pjesmarrjen aktive të saj” nënvizoi Lu.
Fjala e plote e ambasadorit amerikan 
Lu: ” Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të çohen në burg.
Në një sondazh të zhvilluar me gjykatësit, të financuar nga USAID, 25% e gjykatësve thanë se sistemi ishte i korruptuar, 58% të tjerë thanë se ekziston përceptimi publik se sistemi është i korruptuar. Në një sistem ku edhe gjykatësit bien dakord se ka korrupsion, kjo nënkupton detyrimisht se gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet të bashkëndajnë që të gjithë për drejtësinë për dhënien dhe marrjen e ryshfeteve.
Por besoj gjithashtu se ka disa profesionistë të ndershëm me përvojë dhe të kualifikuar që duhet të lejohen të punojnë në një sistem gjyqësor të lirë nga korrupsioni. Përveç se duhet të japë llogari për korrupsionin, sistemi juaj gjyqësor duhet të jetë gjithashtu i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike. Në të njëjtin sondazh, 7% e gjykatësve patën thënë se sistemi i drejtësisë nuk është i lirë prej ndërhyrjeve politike dhe 50% thanë se ishte pjesërisht i lirë. Gjykatësit dhe prokurorët duhet të marrin vendime të bazuara në ligje dhe prova dhe jo në ndikimin e interesave politike, ose vetjake.
Dhe së fundi sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Sot shumë personazhe të njohura të krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të institucioneve të ndryshme politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen. Misioni europian për efikasitetin në drejtësi e renditi Shqipërinë në vendin e fundit mes 25 vendeve të anketuara sa i përket ndjekjes penale të krimeve të rënda. Në një vend të NATO-s që aspiron anëtarësimin në BE, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar. E gjithë kjo është një listë shumë ambicioze reformash. Nëse realizohen kjo mund të jetë një nga reformat më të rëndësishme që prek rënies së komunizimit.
Për ta realizuar këtë duhet të marrin pjesë ekspertët më të rëndësishëm shqiptarë dhe ndërkombëtar. Opozita ka interes politik për të siguruar që sistemi i drejtësisë të mbetet i pavarur prej ndikimeve politike. Ajo ka ekspertët ligjorë më të mirë. Mund të ketë reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, por reforma do të ishte më e mirë dhe e qëndrueshme në Shqipëri me pjesmarrjen aktive të saj. Ne besojmë në vlerën e refromës dhe shprehim zotimin tonë për nmbështetjen e këtij procesi. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”.
Sigal