Angela Merkel pritet të kërkojë në Serbi pranimin e Kosovës në OKB

478
PRISHTINË – Kancelaria gjermane Angela Merkel do të kërkojë prej Serbisë që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e Organizatës se Kombeve të Bashkuara. Kërkesa ndaj palës serbe pritet të ndodhë gjatë vizitës së kancelares gjermane në Beograd.
Mediat serbe raportojnë se gjatë vizitës në Beograd, në muajin korrik, Merkel do të kërkojë nga Serbia që të mos e pengojë rrugën e Kosovës drejt OKB-së.
Me herët, ministri i Jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer ka kërkuar prej Serbisë një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të ndodhë në Bruksel brenda vitit të ardhshëm.
Por, për të mos prekur plotësisht ndjeshmërinë serbe në lidhje me Kosovën, në këndvështrimin e Berlinit, mospengimi i Kosovës drejt OKB nuk do të thotë që Serbia e njeh Kosovën si vend të pavarur.
Gjithashtu, gjatë vizitës së ardhshme në Beograd, pritet që Angela Merkel të kërkojë prej Serbisë zvogëlimin e ndikimit serb në Bosnjë-Hercegovinë. 
Sigal