LSI mbyll sot fushatën elektorale, nis festa në Fier. Simpatizantët nisen me makina drejt Tiranës (VIDEO)

182
Sigal

Teksa nuk na ndajnë shumë nga ceremonia e përmbylljes së fushatës elektorale të LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, festa ka nisur në Fier. Të shumtë kanë qenë përfaqësues dhe mbështetës të kësaj partie që janë nisur me makina, të mbuluara me flamurin e LSI-së, që kanë nisur udhëtimin nga Fieri, për t’ju bashkuar ceremonisë që do të nisë në orën 18:00 në Tiranë.

Kjo ceremoni do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kulmi i përmbylljes së kësaj feste për LSI do të jetë fjalimi i kryetares, Monika Kryemadhi.

Në aktivitetin e fundit të fushatës elektorale do të flasin edhe figura të tjera të LSI-së, siç është Ardit Çela, Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, etj.