LSI kërkon ndërhyrje konkrete dhe lehtësira për Call Center-at në Shqipëri, të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht

460
Sigal

LSI kërkon ndërhyrje sa më të shpejtë dhe konkrete sa i takon ligjit të miratuar në Itali për Call Center

Kryetari
i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili
priti sot në takim një përfaqësi të kompanive “Call Center” që operojnë në
Shqipëri.

Z.
Vasili u shpreh se ky biznes realizon punësim masiv në vendin tonë dhe se ligji
italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e “call center”-ave në vendin tonë.

Kryetari
i Grupit Parlament bëri thirrje që të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht
nëpërmjet një paketë masash për mbrojtjen e këtij biznesi.

“Takimi
ishte shumë i dobishëm. Ky biznes realizon punësim masiv në vendin tonë.
Aktualisht, janë mijëra të rinj të punësuar në kompanitë ‘call center’. Ligji
italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e ‘call center’-ave. Duhet të ndërhyhet
shpejt dhe konkretisht. Është e nevojshme një paketë masash. Lehtësirat janë
jetike për mbrojtjen e këtij biznesi”, – u shpreh z. Petrit Vasili në lidhje me
takimin.