Kongresi i XXII i INTOSAI-t – Kreu i KLSH, takim me Kontrollorin e Përgjithshëm të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA-ve

574
Sigal

Gjatë punimeve të Kongresit
të XXII-të të INTOSAI-t, Kryetari i KLSH-së, Z. Bujar Leskaj
zhvillon një takim pune me Z. Gene L. Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i Zyrës
së Auditimit të Qeverisë (GAO) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë zhvillimeve të Kongresit të XXII-të të INTOSAI-t në Abu
Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kryetari i KLSH-së, Z. Bujar Leskaj
zhvilloi një takim të veçantë me z. Gene L. Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i
Zyrës së Auditimit të Qeverisë (GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në këtë takim Kryetari i KLSH-së, e falenderoi përzemërsisht Z. Dodaro në
lidhje me mbështetjen që ai i ka dhënë deri tani Kontrollit të Lartë të Shtetit
duke pranuar sërish edhe për vitin 2017, ashtu si dhe në vitin 2016, trajnimin
në zyrat e GAO-s në SHBA të dy audituesve të tjerë të lartë të KLSH-s, si dhe e
njohu Z. Dodaro me perfomancën institucionale të KLSH-së përgjatë këtyre dy
viteve të fundit.

 

Kryetari i KLSH-së i paraqiti Z.
Dodaro kërkesën zyrtare të KLSH-së që në vitet në vazhdim dy auditues të GAO-s
të atashohen në KLSH, për të kontribuar kështu drejtpërsëdrejti në trajnimin e
stafit auditues, kryerjen e auditimeve me synim luftën kundër korrupsionit dhe
mashtrimit financiar, si dhe hartimin e Strategjisë së re institucionale
2018-2022. Kjo, u shpreh Kryetari i KLSH-së, mund të ideohet si një projekt dhe
të kalojë përmes USAID-it, të cilit KLSH i është drejtuar tashmë, ose mund të
mbështetet financiarisht edhe nga institucione të tjera. Dihet tashmë se prej
dy vjetësh KLSH ka përkthyer dhe botuar standardet e përgjithshme të GAO-s
(librin e verdhë), të cilat së bashku me standardet ndërkombëtare të auditimit
(përmes projektit 3i), i konsideron si udhërrëfyes në procesin e auditimit dhe
atë të zhvillimit institucional të KLSH-së.

Ne theksoi, Z. Dodaro do
vazhdojmë të mbështesim SAI-n Shqiptar në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve
të tij institucionale dhe këtë propozim tuajin ne do ta shqyrtojmë me
prioritet. Zoti Dodaro e njohu Kryetarin e KLSH-së me mundësitë që ofronte GAO
nëpërmjet Qendrës së Ekselencës, e cila kishte si mision promovimin e mirëqeverisjes,
ndërtimin e kapaciteteve organizative, vendore dhe ndërkombëtare, si dhe
ofrimin e trajnimeve të cilësisë së lartë, asistencës teknike dhe produkte apo
shërbime konkrete në fushën e auditimit.

Kryetari i KLSH-së, ashtu  si dhe shumë drejtues të tjerë të SAI-eve në
Kongres, i shprehu konsiderata dhe falënderime Z. Dodaro në lidhje me
paraqitjen në Kongres të punës që ai kishte bërë në cilësinë e kryetarit të
grupit për hartimin e Planit Strategjik të INTOSAI-t 2017-2022, i cili u
miratua në Kongres, duke i kërkuar që GAO të mbështeste dhe KLSH-në në hartimin
e Planit të ri Strategjik të institucionit 2018-2022. Ne dëshirojmë, theksoi
Kryetari i KLSH-së, që ky plan të hartohet në bashkëpunim me audituesit e
GAO-s.

Në takimin e zhvilluar mori pjesë
edhe James-Christian Blockëood, Drejtor Menaxherial i Planifikimit Strategjik
dhe Marrëdhënieve me Jashtë në GAO.