LSI Durrës, Kuçi: I përjetshëm kujtimi dhe kontributi i të gjithë heronjve të cilët sakrifikuan për Shqipërinë

260
Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Durrës me në krye Kontjana Kuçi, Kryetare e LSI Durrës ,në kuadër të 76 vjetorit të Çlirimit, zhvilluan sot homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit.
Ja reagimi i plotë: 
“GËZUAR 29 NËNTORIN – DITËN E ÇLIRIMIT
Përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë përpara të gjithë Heronjve të Popullit tonë dhe të gjithë atyre që luftuan në Luftën Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, në Durrës e mbarë Shqipërinë, për sakrificën e madhe dhe kontributin tejet të çmuar për çlirimin e Shqipërisë. U jemi përjetë mirënjohës dëshmorëve tanë për mësimin që u lanë brezave të sotëm, dhe atyre që do të vijnë, se çdo njeri i thjeshtë mund të kryejë detyrën e tij apo të saj patriotike në luftën kundër pushtimit dhe kundër çdo forme tiranie.
Duke na lënë mesazhin e përjetshëm që sa herë liria jonë cënohet do ketë gjithmonë njerëz të thjeshtë e të zakonshëm, por me guxim dhe atdhedashuri të madhe, që do e mbrojnë vendin dhe lirinë.
I përjetshëm kujtimi, sakrifica, vepra dhe kontributi i të gjithë heronjve dhe luftëtarëve të LANÇ të cilët luftuan dhe sakrifikuan për Shqipërinë
E lirë qoftë përjetë Shqipëriadhe e çliruar nga çdo formë diktature dhe tiranie.”
Sigal