LSI Durrës, Bahri Shaqiri: Tender 486 milionë lekë në Portin e Durrësit për cilësinë e ajrit dhe performancën e cilësisë së energjisë në zyra

162
Sigal

Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, Bahri Shaqiri ka denoncuar një tjetër aferë korruptive të qeverisjes “Rilindase”, e cila është dhënia e një tenderi 486 milionë lekë në Portin e Durrësit për cilësinë e ajrit dhe performacën e cilësisë së energjisë në zyra, pavarësisht se akti normati i muajt mars 2020, detyron institucionet të mos bëjnë tendera luksi apo shpenzime të panevjoshme në kushtet e pandemisë.

“Në vend që paratë të shkojnë në betejën kundër pandemisë apo në banesat e dëmtuara nga tërmeti, shpërdorohen qindra miliona lekë për të shfrytëzuar e shtrydhur në maksimum edhe këto pak ditët e mbetura për “Rilindjen” dhe ushtarët e saj.”,- shprehet Shaqiri në denoncimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Denoncimi i tij i plotë:

SKANDAL/ Tender 486 milionë lekë në Portin e Durrësit për cilësinë e ajrit dhe performancën e cilësisë së energjisë në zyra.
Edhe pse është në fuqi akti normativ i emergjencës i muajit mars 2020, që detyron institucionet të mos bëjnë tendera luksi apo shpenzime të panevojshme që nuk kanë lidhje me emergjencat e sidomos në kushtet e pandemisë, në Portin e Durrësit vazhdon shpërdorimi i fondeve publike.
Në vend që paratë të shkojnë në betejën kundër pandemisë apo në banesat e dëmtuara nga tërmeti, shpërdorohen qindra miliona lekë për të shfrytëzuar e shtrydhur në maksimum edhe këto pak ditët e mbetura për “Rilindjen” dhe ushtarët e saj.
Asgjë nuk do mbetet në harresë.
Pas 25 prillit të gjithë do përballen me ligjin dhe drejtësinë.
Bahri Shaqiri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI