Ja çfarë vendimesh mori sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

200
Sigal

Ditën e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje publike, ku vendosi për 6 pika të rëndësishme.

Njoftimi i plotë i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Pas shqyrtimit të projektvendimeve, Komisioneri vendosi:

1. Të caktojë Zonën e Administrimit Zgjedhor nr. 40, në Bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e cvotimit dhe numërimit elektronik të votave. ZAZ nr. 40 është e përbërë nga 32 qendra votimi;
2. Të regjistrojë koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BDL-PBKD-PBDSH-PKD, shkronja nistore “PD-AN”;
3. Të regjistrojë koalicionin “Aleanca”, me shkronja nistore “AL”;
4. Të miratojë vëzhguesit afatgjatë të shoqatës “Për gratë dhe fëmijët” dhe të organizatës “Qëndresa qytetare” për vëzhgimin e zgjedhjeve për kuvend të datës 25 prill 2021;
5. Pranimin e kërkesës së Nismës Ligjvënëse të Zgjedhësve Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, për shtyrjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve për projektligjin “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”;
6. Të lirojë dhe emërojë anëtarët e KZAZ-së nr. 34, KZAZ-së nr. 37, KZAZ-së nr. 43, qarku Tiranë, të anëtarëve të KZAZ-së nr. 45, qarku Elbasan dhe KZAZ-së nr. 87, qarku Vlorë”.