Skandal i Drejtorisë së Ceremonive të qeverisë/  Heqin Flamurin Kuqezi nga  Varrezat e Dëshmorëve dhe Monumenti i Pavarësisë

94

Skandal i Drejtorisë së Ceremonive të qeverisë. Heqin Flamurin Kuqezi nga  Varrezat e Dëshmorëve dhe Monumenti i Pavarësisë në Vlorë. Sa hipokritë tregohen, derisa Flamurin Kombëtar e mbajnë tek Monumenti i Pavarësisë dhe Varrezat e Dëshmorëve vetëm 10 minuta, sa bëjnë nderimin udhëheqësit, e pastaj e heqin, kur ligji e kërkon që Flamuri Kombëtar të mbahet 24 orë.

Reagimi i Luan Ramës

Skandal i bashkisë së Vlorës: Hiqet Flamuri Kombëtar nga Varrezat e Dëshmorëve dhe Monumenti i Pavarësisë! Sot (dje) kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon Dëshmorët e Kombit në ditën e Çlirimit të Atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr Flamurin Kombëtar nga Varrezat e Dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë Monumentit të Pavarësisë! Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të Çlirimit të Atdheut!