Ligji i ri, Balla: Të huajt nuk do ti zënë vendin e punës shqiptarëve

510
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se projektligji për të huajt nuk do të thotë se do vijnë të huajt do i zënë vendin e punës shqiptarëve, por në kushtet e një super sipërmarrje që kemi marr për rindërtimin, po fillojmë në ditët në vijim të ndërtojmë 15 mijë apartamente në 15 muaj, e bëjmë dot me forcën e punës së vendit.

“ Ju kërkoj të reflektoni. C’është kjo idiotësi që po hapen kufijtë, ku ka ndryshuar procedura për dhënien e vizës për qytetarët e huaj, aspak, ruhet e njëjta procedurë. Nuk ka ndryshuar asgjë, kemi shmangur një hallkë, e kemi bërë më të thjeshtë si procedurë, dhe i kemi thënë dokumentat dërgoi online. Dhe për ata që nuk e dinë, kemi një strukturë shtetërore që e verifikon ditën që hyn e kur ikën. Shqiptarët nuk duan vizë. Ka një përqasje duke nisur nga Meta që qan hallin e shqiptarëve që po ikën, pastaj qan Luli. Nuk është aspak e vërtetë që do vijnë të huajt do i zënë vendin e punës shqiptarëve. Kostoja e punës së një shqiptari gjithmonë është më e lirë se e një të huaji. Por në kushtet e një super sipërmarrje që kemi marr për rindërtimin, po fillojmë në ditët në vijim të ndërtojmë 15 mijë apartamente në 15 muaj, e bëjmë dot me forcën e punës së vendit, nuk i kemi forcën punëtore, nëse do na duhen duhet t’i kemi celësat hapur. Ligji nuk fillon e mbaron këtu, sepse nuk zbatohet pa dalë aktet nënligjore. Qeveria e ka garantuar Kuvendin se do jetë strikte sa i përket dokumentacionit. Pra, e-viza jonë elektronike, do jetë me të njëjtat cilësi sigurisë si kundër vendet e tjera. Bashkëpunojmë me agjencitë me të specializuara europiane”,- tha Balla.