Ligj për miq! Ja si u kthye vettingu në minerë ari për ONM-në dhe KPA-KPK-në

Përgjimet e SHISH rrëzojnë Reformën në Drejtësi, Av.Arben Llangozi denoncon skandalet: Ryshfet ne 3 raste deri në 850 milion lekë për të kaluar Vettingun, seks në zyra dhe ndërkombëtari që la shtatzënë sekretaren. Ja  rastet e verifikuara .  

Një nga ndërkombëtarët e ONM-së është përgjuar nga SHISH pasi, ka kërkuar 250 mijë euro për të kaluar një prokurore, dhe ky përgjim është në tryezën e SPAK, por ende nuk është hetuar.

Sigal

Kemi përgjim tjetër të ku 1 anëtare e vettingut ka marrë 250 mijë euro për të kaluar një anëtar të Gjykatës së Lartë. Por kur kjo anëtare kandidojë për vetën e saj për në Gjykatën e Lartë, SHISH i zbardhi përgjimet.

-Në një rast tjetër bashkëshortit i anëtares së vettingut mori 350 milion lekë për të kaluar në vetting një person. Por kur  bashkëshorti i saj vdiq dhe subjekti kërkojë të ktheheshin lekët, gjyqtarja në shenjë hakmarrje, ditën e varrimit të burrit shkojë dhe dha vendimin kundra në shenjë hakmarrje.

 Përgjimet rrëzojnë Reformën në Drejtësi , Av.Arben Llangozi denoncon skandalet : Ryshfet deri në 250 mijë euro për të kaluar procesin e Vettingut dhe seks në zyrat e Vettingut. Ja  rastet e  verifikuara përmes përgjimeve të SHISH.

 INFO

-Një ndër anëtarët e vettingut është përgjuar nga SHISH që është anëtar i ONM , ka kërkuar 250 mijë euro për të kaluar një prokurore dhe madje, madje ka bërë ushtrim ndikimi të paligjshëm në anëtarët e vettingut. Ky përgjim është në tryezën e prokurorëve të SPAK dhe nuk është hetuar .

-Kemi përgjimet që një anëtare e vettingut ka marrë 250 mijë euro dhe i doli dhe në Gjykatë të Lartë pasi aplikoi  për në GJL dhe nga SHISH i shkoi informacioni se kishte marrë 250 mijë euro për të kaluar një anëtar të Gjykatës së Lartë.

-Një person, një subjekt rivlerësimi i ka dhënë bashkëshortit të saj 350 mijë euro për të kaluar vettingun dhe nuk ja premtoi zonja në fjalë , bashkëshorti vdiq. Ditën e vdekjes së bashkëshortit shkoi dhe dha vendim për subjektin  në shenjë hakmarrje sepse i kërkonte subjeki lekët mbrapsht. Pra është vetting ky , apo është një Pazar, kush paguan më shumë.

 Ndërkombëtarët që erdhën për Vettingun ishin të përfshirë në afera seksuale dhe korrupsion. Ndërkombëtari la shtatzënë sekretaren në zyrat e Vetting-ut dhe u largua nga Shqipëria. Pse këta do të bëjnë drejtësi. Kemi kapur ndërkombëtarë me sekretaret në plazh që kishin veshur tanga. Kemi kapur sekretare me ndërkombëtarët që bëjnë orgji në zyrat e Vettingut dhe dalin e shesin mend. Ata e kanë shkatërruan sistemin e drejtësisë.

Më 22 korrik 2016, parlamenti votoi nën presionin me 140 vota Reformën në Drejtësi , që tregoi se ishte e dështuar. Pas 10 vitesh duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën po ia lënë vendin kritikave, ku çdo ditë qytetarët vuajnë pasojat e  zvarritjeve të çështjeve  pa fund nëpër gjykata.Në krye  misionarët e  drejtësisë janë kthyer në militantë të partisë në pushtet dhe mbrojtës të trafiqeve korrupsionit dhe 400 mln euro të Reformës në Drejtësi i   ‘i mori lumi’ dhe korrupsioni në shkallë alarmante.

Avokati Arben Llagnozi, ngriti shqetësimin se gjyqtarët dhe prokurorët kanë paguar deri në 250 mijë euro për të kaluar procesin e Vettingut. Ky skandal është zbuluar përmes përgjimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Kjo përbën një skandal të madh në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, anëtarët e këtij procesi në vend që të pastronin drejtësinë, dolën vetë të zhytur në korrupsion duke marr ryshfet shuma marramendëse parash. 250 mijë euro për të kaluar një emër në Gjykatën e Lartë është një goditje e rëndë për besimin e qytetarëve nuk ishte reformin i drejtësisë, por kapje. Shqipëria meriton drejtësi të pastër, jo pazare në prapaskena.  “Janë referuar në SPAK, në Gjykatën e Lartë, aplikoi për Vettingun anëtarja e Gjykatës së Lartë dhe SHISH i çoi dosjen. Për rastin konkret jo vetëm që nuk u bë kallëzim, sepse e ka detyrim Prokuroria e Posaçme, por u munduan ta mbyllnin , por unë e bëra publik këtë skandal. Të dalësh në përgjimet e Shërbimit Informativ që ke marrë 250 mijë euro për të emëruar një anëtar të gjykatës së Lartë, për mendimin tim kjo është shumë e rëndë”, tha avokati Arben Llangozi.

Anëtarët e KLP mbajnë bosh për veten vendet në Gjykatën e Apelit. Nga 87 gjyqtarë që duhet të ishin janë vetëm 39. Janë për tu gjykuar 50 mijë dosje.Një prokuror ka 500 çështje, mundet që një gjyqtar të ketë 1800 çështje në Gjykatën e Apelit? Si mund t’iu kërkojmë llogari gjyqtarëve në gjykatën e Apelit kur ka 1800 çështje dhe na bëjnë propagandë ndërkombëtarët. Kjo është drejtësia ndërkombëtare? Ky është standardi amerikan i drejtësisë?

Gjithashtu Llangozi deklaroi se paratë e ardhura nga trafiku i drogës po pastrohen duke ndërtuar dhe blerë hotele në zonat bregdetare të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës.

Skandalet në drejtësi nuk janë më thjesht lajme janë një realitet i përditshëm që po gërryen besimin e qytetarëve. Kur prokuror dhe gjyqtar hyjnë bashkë në sallë, marrin vendime bashkë dhe më pas ulen në të njëjtat tavolina për dreka e darka, lind një pyetje e madhe ku mbaron drejtësia dhe ku fillon pazari? Kjo nuk është thjesht mungesë etike është një problem i thellë sistemi. Drejtësia duhet të jetë e pavarur, e ftohtë dhe e paanshme, jo një rrjet marrëdhëniesh personale, ku vendimet ndikohen nga miqësitë dhe interesat. Shoqata, media dhe çdo zë publik duhet ta trajtojnë këtë si alarm kombëtar, jo si thashetheme kalimtar. Sepse një drejtësi që duket e kapur, është një drejtësi që nuk i shërben më qytetarëve. Arben Llangozi thotë së në fund, nuk mjafton të flasim për reforma duhet të kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe ndarje të qartë mes atyre që vendosin për fatet e njerëzve. Sepse drejtësia nuk është tavolina ku ndahen interesat. Është themeli i një shteti që duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve njëlloj.

“Prokurorët dhe gjyqtarët janë bashkë dhe diskriminohen në mënyrën më harbute të mundshme, mos të harrojmë që prokurorët dhe gjyqtarët futen nga e njëjta derë në sallën e gjyqit, qëndrojnë bashkë në dhomën e këshillimit dhe kjo drejtësi në dukje nuk është në të vërtetë drejtësi. Kjo kuptohet që nga mënyra e organizimit të sallave dhe futjen e prokurorëve në salla gjyqesh. Mënyra sesi një prokuror nuk respekton solemitetin, edhe shkolla e magjistraturës është problem shumë i madh, gjyqtarët arsimohen së bashku dhe kanë të njëjtën frymë, janë koleg në fund të ditës. Ndërkohë avokatia është profesion që e konsiderojnë jot ë domosdoshëm, nga ana formale një avokat duhet të jetë prezent jo nga ana material të bëjë një mbrojtje efektive. Aktet merren të mirëqena vetëm sepse i kërkon vetëm prokurori. Drejtësia pothuajse është inekzistente sot. “Mënyra sesi KLGJ ka mbajtur peng vendet vakante në gjykatën e Apelit  me marrjen e përgjigjeve konkrete neve i jemi drejtuar me shkresa zyrtare KPA-së, KLGJ-së, dhe Kuvendit të Republikës. Do të bëjmë kallëzim penal përkatës, do të kallëzojmë në vendin e origjinës çdo ndërkombëtar që ndërhynte. Kemi kapur ndërkombëtarë që shkojnë në plazh me sekretaret me tanga. Kemi kapur sekretare me ndërkombëtarët që bëjnë orgji në zyrat e Vettingut dhe dalin e shesin mend. Ata e kanë shkatërruan sistemin e drejtësisë. Një prokuror ka 500 çështje, mundet që një gjyqtar të ketë 1800 çështje në Gjykatën e Apelit? Si mund t’iu kërkojmë llogari gjyqtarëve në gjykatën e Apelit kur ka 1800 çështje dhe na bëjnë propagandë ndërkombëtarët.

Kjo është drejtësia ndërkombëtare? Ky është standardi amerikan i drejtësisë?

Kanë ardhur ndërkombëtar që kanë të implikuar në korrupsion në shtetet e tyre, kanë qenë të implikuar në afera seksuale. Kanë ikur nga Shqipëria pa i dhënë asnjë shpjegim kombit shqiptar. Pse ka ikur njëri nga ndërkombëtarët la njërën shtatëzanë në Vetting dhe u largua nga Shqipëria. Pse kjo është drejtësia dhe frymëzimi që duhet të na japin? Na vijnë këta të KLP dhe na bëjnë veprime diskriminuese ndaj ankuesve, kjo është e tmerrshme të mendosh që kemi një sistem të tillë. Këta ndërkombëtarë duhet të përgjigjen të gjithë para ligjit. Ne i respektojmë se jemi mikëpritësa por jo ti lejojmë të ndikojnë drejtpërdrejtë në të drejtat e qytetarëve shqiptarë , tha avokat Arben Llagnozi. Gjithashtu avokati Arben Llangozi tregon se shoqata “Media dhe Drejtësi” do të dokumentojë dhe denoncojë çdo ndikim të paligjshëm mbi sistemin e drejtësisë. Drejtësia nuk është pazar. Nuk është mall për t’u negociuar nga askush as nga politika, as nga ndërkombëtar të korruptuar. Koha e heshtjes ka mbaruar. Çdo ndërhyrje do të ekspozohet. Çdo abuzim do të mbajë përgjegjësi. Sepse drejtësia është e qytetarëve, jo e interesave.”

“Drejtësia evropiane duhet të fillonte nga godinat, investimi, vendi ku qëndrojnë avokatët, publiku pra nuk kemi infrastrukturë. E dytë, ne kemi një numër të lartë denoncimesh për zvarritjen e proceseve. Ne kemi rreth 50 mijë dosje në Gjykatën e Apelit që nuk janë shqyrtuar. Ne i kemi drejtuar shkresë Gjykatës së Apelit për zvarritjen e proceseve dhe janë përgjigjur se nuk janë plotësuar vendet sepse mbahen me ndikim të paligjshëm nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Meqenëse këta po bëjnë punë sipas ndërkombëtarëve në interes të qeverisë dhe politikës duhet të kenë edhe një vend në Gjykatën e Apelit. Këtyre nuk iu intereson drejtësia në bashkëpunim me KLGJ-në, mbajnë vende vakante dhe nuk ka gjykime. Nuk kemi efektivitet në gjykime. Këto vende i kanë mbajtur peng që nga viti 2022, nqse ne do ti referohemi përgjigjes së gjykatës së Apelit, kemi 39 gjyqtar nga 87 që duhet të ishin. Këta kërkuan që të mbaheshin vendet vakante. Kush janë këta anëtarë të KPA që kërkojnë të mbajnë vendet bosh? Me çfarë të drejte? Kush janë këta që me një vulë dhe firmë mund të ndikojnë në mënyrë të paligjshme në në një institucion tjetër për të ruajtur vendet vakante? Ku janë në pronën e vetë? Kush ua dha këtë pronë? Tani është e tmerrshme se ndërkombëtarët do të bëjnë seminare dhe do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në KLGJ për t’i emëruar këta anëtarë të KPA në Gjykatën e Apelit si gjyqtarë, dhe qytetari duhet të pres sepse do të vijë Ina Rama dhe disa të tjerë që nuk kanë lidhje fare me drejtësinë. Këta duhet të vijnë dhe të gjykojnë në Gjykatën e Apelit? Një nga pikat e kontrollit duhet të jetë mënyra sesi KLGJ ka mbajtur vendet vakante në Gjykatën e Apelit”, tha avokati Arben Llangozi.

Edhe prokurorinë e Posaçme që na e kanë bërë si një prokurori që punon, a mund të na thotë dikush se cili është rezultati nëse do heqin aplikacioni SKY, çfarë kanë bërë një hetim proaktiv vetë me përgjime të vetat dhe jo me përgjime SKY.

Përgjimet / Reforma në Drejtësi: Gjej shesh e bëj përshesh

Një ndër anëtarët e vettingut është përgjuar nga SHISH që është anëtar i ONM , ka kërkuar 250 mijë euro për të kaluar një prokurore dhe madje, madje ka bërë ushtrim ndikimi të paligjshëm në anëtarët e vettingut. Ky përgjim nga informacionet që unë kam në fillimet e para kush ka qënë Arben Kraja prokuror i SPAK, është në tryezën e prokurorëve të SPAK dhe nuk është hetuar .

Kemi përgjimet që një anëtare e vettingut sërish ka marrë 250 mijë euro dhe i doli dhe në Gjykatë të Lartë pasi aplikoi  për në GJL dhe nga SHISH i shkoi informacioni se kishte marrë 250 mijë euro për të kaluar një anëtar të Gjykatës së Lartë , është më përgjim ky.

Një person, një subjekt rivlerësimi i ka dhënë bashkëshortit të saj 350 mijë euro për të kaluar vettingun dhe nuk ja premtoi zonja në fjalë , bashkëshorti vdiq. Ditën e vdekjes së bashkëshortit shkoi dhe dha vendim për subjektin  në shenjë hakmarrje sepse i kërkonte subjeki lekët mbrapsht. Pra është vetting ky , apo është një Pazar, kush paguan më shumë.

Këto informacione janë referuar në SPAK e në Gjykatë të Lartë, pasi aplikoi anëtarja e vettingut  për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe shërbimi informativ i çoi dosjen. Jo vetëm që nuk u bë kallëzim për rastin konkret, pasi është detyrim që të bëhet kallëzim në Prokurorinë e Posaçme , por u munduan ta mbyllin.Të dalësh në përgjimet e shërbimit informativ që ke marrë 250 mijë euro për të emëruar kaluar një anëtar të GJL për mendimin tim kjo është shumë e rëndë.

As SPAK nuk i intereson diskreditimi i Reformës në Drejtësi pasi janë vjedhur 400 milionë euro fonde. Ku janë këto para?! Më bënë përshtypje që ky ndërkombëtari, quhej si më i hekurti, por në momentin që u kap me përgjim nuk u pa më si i fortë, po është fshehur skutave, ndërkohë vijon ende monitorues. ‘Janë ul pendët”, është shprehja popullore. Kështu është kur e shikon Shqipërinë objekt korrupsioni.Rastet do referohen me ndjekje penale në çdo institucion ku do ta shikojmë të arsyeshëm.Në do dokumentojnë aferat dhe do i referojmë ato. Kemi një rast ku një i huaj u lidh me sekretaren e vetë, lindi fëmijë në vetting dhe iku. Për ça vijnë këtu për tu marrë me sekretaret apo për të bërë drejtësi, tha Llangozi.