Licensimi i ‘Jet Bank’ mund të rrezikojë procesin me BE, flitet për një person të përfshirë në një skemë zhvatjeje të 200 milionë eurove

Nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi se i është drejtuar disa herë Bankës së Shqipërisë për çështjen e licensimit të “Jet Bank”, por nuk ka marrë përgjigje për kërkesën e fundit. Këlliçi ngriti pikëpyetje mbi ndryshimin e pronësisë, kohën e verifikimeve dhe lidhjet e  disa administratorëve me raste të mëparshme mashtrimi, duke kërkuar përgjigje publike nga institucionet. Për transparencë për opinionin publik, bashkëlidhur, kjo është shkresa zyrtare që i kam drejtuar Bankës së Shqipërisë, e mbase mund të dalë historia që nuk kanë njoftim, e përcjellë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me numër protokolli 360/3 datë 22/04, dhe bashkëlidhur, nëse nuk e kanë parë ende, që flitet për një person të përfshirë në një skemë zhvatjeje të 200 milionë eurove të qytetarëve dhe taksapaguesve europianë, kam bashkëlidhur dokumentat zyrtarë të Ministrisë Federale të Brendshme gjermane.

Kjo është faqja e parë, faqja e dytë e këtij dokumenti zyrtar të Ministrisë së Brendshme gjermane, si dhe i kam bashkëlidhur regjistrin e korporatave të Qipros ku figuron e regjistruar kompania që sot zotëron 71.5% të aksioneve të bankës së parë dixhitale në Shqipëri, Jet Bank, Constador LTD, dhe ku drejtor dhe sekretar i kësaj kompanie figuron shtetasi Oliver Hemmer. Deri sot që flasim unë kam marrë vetëm një reagim nga Jet Bank, por në fakt kjo nuk është një çështje e Jet Bank.Çdo bankë e licensuar nga ju në momentin e anëtarësimit do të jetë pjesë e sistemit bankar europian. A është bërë miratimi paraprak dhe licensimi i kësaj banke në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe atë europian? Dy, a mund të pengojë apo vonojë ky licensim mbylljen e këtij grup-kapitulli për vendin tonë?

NOA