“Lëvizja studentore”, Shenasi Rama: Ata që duheshin vlerësuar, janë harruar

491
Sigal
Shenasi Rama një nga protagonistët e Lëvizjes Studentore të dhjetor 90 reflekton në librin e tij se çfarë ka ndodhur me ata që kontribuan për sjelljen e demokracisë. Sipas autorit, ata që duhet të ishin vlerësuar, janë lënë në harresë.
Shenasi Rama: “25 vite më vonë shumë prej shokëve tanë na pyesin dhe na thonë pse jemi rritur atëherë çfarë arritëm? Ja ku jemi. Jemi të mënjanuar, jemi të izoluar dhe të përgojuar. Jemi njerëz të cilët nuk na përfillin në jetën tonë politike, kontributet tona.Shohim që të gjithë turren për t’i vënë dekorata vetëvehtes.”
Profesorët Edvin Shvarc dhe Myftar Gjana vlerësuan Lëvizjen Studentore si gurin e themelit të demokracisë.
Edvin Shvarc: “Fuqia juaj është ka qënë dhe do të jetë vetëm bashkimi. Sot në Shqipëri kanë ardhur ditë të vështira madje duhet thënë që kur ujku ndahet nga tufa e hanë edhe delet apo dhitë.Kështu ju pafsha për jetë , krenarë dhe me dinjitet.”
Myftar Gjana: “Një botim special i një teksti për lëvizjen studentore ku përfshihen shumë materiale në të duke filluar nga viti 90 deri në kuotën kohore ku jemi sot.”
Rëndësinë e rënies së diktaturës e shprehën edhe të pranishmit.