Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim me maturantët e qytetit të Korçës

361
Floida Kërpaçi: Do t’i gjejmë zgjidhje problemeve, që të shkoni në shkollat që ëndërroni
Floida Kërpaçi: Do të jemi çdo ditë duke punuar me njëri-tjetrin, duke luftuar për këtë kauzë 
Floida Kërpaçi: Të gjithë bashkë do punojmë që kjo maturë shtetërore të jetë maturë model 
Floida Kërpaçi: Të jetë maturë transparente dhe të jetë maturë që të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë ne 
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim me maturantët e qytetit të Korçës. Pjesë e këtij takimi ishte Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, etj.

Në fjalën e saj përpara maturantëve, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi vuri theksin tek mbështetja që Lëvizja Rinore për Integrim i jep maturantëve për një proces të Maturës Shtetërore sa më transparent, bazuar në meritokraci. 

“Do t’i gjejmë zgjidhje problemeve të të gjithëve juve, që të shkoni në shkollat që ëndërroni, të shkoni në shkollat që ju keni punuar për dymbëdhjetë vjet e jo të shkoni në shkollat që skema arsimore ju çon juve. Për këtë ju garantoj dhe do të jemi çdo ditë duke punuar me njëri-tjetrin, duke luftuar për këtë kauzë, për ëndrrat, për shanset që ne do t’ju ofrojmë juve. Jam e bindur që të gjithë bashkë do punojmë që kjo maturë shtetërore të jetë maturë model, të jetë maturë transparente dhe të jetë maturë që të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë ne”,- tha kryetarja e LRI-së.

Duke folur përpara maturantëve, zëvendësministrja e Arsimit dhe e Sportit, Nora Malaj theksoi se investimi në studime është investimi më i saktë që mund të bëj çdo i ri dhe për këtë LSI dhe LRI i jep mbështetje maksimale të rinjve. “Përpara çdo lloj investimi në kapitalet e tjera, kapitali më me vlerë është kapitali në investimet e studimeve. Ndaj si forum politik mbështesim nismën e LRI-së që maturantët e 2017 do të kapin nivelin e notës mesatare në Maturën Shtetërore 7.5. Dhe këtu do të fillojë sfida e parë e provimeve të Maturës Shtetërore për të kuptuar që LRI dhe LSI prioritetin e maturantit, prioritetin e çdo fëmije, prioritetin e çdo familje e ka prioritare”, – tha Nora Malaj.
Sigal