Bllokimi i laptopëve në avionë, pas kërcënimeve të ISIS

497
Vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën një rregull i cili i ndalon pasagjerët e linjave ajrore të marrin me vete pajisje të ndryshme elektronike përfshirë këtu laptopët dhe tabletët, mediat kanë arritur të zbulojnë se kjo masë është vendosur në fuqi për shkak se ekspertët zbuluan së fundmi se terroristët e Shtetit Islamik dhe të Al Kaedës, kanë mundur të gjejnë mënyra për të trafikuar lëndë shpërthyese duke i fshehur në instalacione të tilla.

Lajmi është bërë i ditur për agjensitë amerkanë nga burime konfidenciale pranë qeverisë.

Autoritetet janë shprehur se kjo lëvizje mund të dëmtojë shumë pasagjerë të linjave ajrore, por gjithcka është kryer për të forcuar sa më shumë sigurinë e tyre.

Marrja me vete e pajisjeve elektronike është tashmë e ndaluar për personat që nisen nga 10 aeroporte të tetë vendeveve në Lindjen e Mesme me destinacion Shtetet e Bashkuara ose Britaninë. Megjithatë, në listën e pajisjeve të ndaluara nuk futen telefonat smart dhe aparaturat e kujdesit shëndetsor.

Në rradhët e vendeve ku do të ushtrohen kontrolle përfshihen Turqia, Egjipti, Jordania, Arabia Saudite etj.

Më herët, adminsitrata amerikane e drejtuar nga Presdienti Donald Trump, ka vendosur për të bllokuar përkohësisht edhe hyrjen në Shtetet e Bashkuara për qytetarë nga gjashtë vende me shumicë popullsie myslimane.

Edhe ky urdhër ekzekutiv është arsyetuar si një lëvizje që ka për qëllim forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e sulmeve terroriste.
Sigal