Vasili: Qeveria Rama, piramidë e kalbur financiare, ta denoncojmë dhe dalim sot, nesër është shumë vonë!

167
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta për paralajmërimin që ky i fundit dha për nivelin e borxhit publik në vend.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vasili thekson se qeveria Rama duhet denoncuar dhe ndalur sot, ndërsa shton se nesër do të jetë shumë vonë.

REAGIMI I VASILIT
Qeveria Rama nje Piramide e kalbur financiare, qe duhet denoncuar dhe ndalur sot,neser eshte shume vone!!
Shqiperia po perjeton vetem zhvillime negative te tmerrshme ne ekonomine e saj dhe ne ekonomine familjare te cdo shqiptari.
Edhe dje qeveria mori 50 milion euro te tjera gjoja per energjinë.
Mbi 700 milionë euro u morën borxh dy muaj me pare.
Ne gjashte vitet e fundit jane marre 2.3 miliard euro borxh.
Investimet e huaja serioze jane zhdukur.
PPP dhe Koncesione kriminale e korruptive vetem gllaberijne taksat e shqiptareve dhe kane zero efekt pozitiv ne ekonomine e vendit dhe ne sherbimet e shqiptareve.

Mjaft bisnesmene shqiptare nuk investojne më në Shqiperi, por jashte Shqiperise deri edhe ne Maqedoni e Kosove.
Borxhi real ka kaluar 100% dhe qindra milion euro fshihen ne menyre kriminale nga pushteti qeveritar i rilindjes.
Baza ekonomike e Shqiperise eshte me e dobet dhe me e tronditur se kurre.
Korrupsioni thellohet dhe rendohet me galop.
Shqiperia eshte e dyta ne bote per korrupsionin.
Çdo tregues i funksionimit te shtetit dhe zbatimit te ligjit perkeqesohet rende e me rende.
Krimi qe ben ligjin, qe pastron pa fund parate e pista, qe rremben tenderat dhe koncesionet mbreteron i pandeshkuar krah per krah me qeverine e Rames.
Qeveria ka krijuar realisht vetem nje piramide te kalbur financiare, qe mund te shembet nga çasti ne çast.
Kjo eshte ardhmja e zeze e ekonomise shqiptare si vazhdim i te tashmes shume te erret te saj.
Kush mbyll dhe gojen syte perpara kesaj katastrofe ekonomike te dimensioneve dramatike eshte po aq pergjegjes sa edhe qeveria e Rames.
Koha per te folur, per tu perballur dhe per te rezistuar eshte tani!
Te folurat post mortum jane vetem sherbim ndaj Edi Rames dhe tradheti ndaj shqiptareve dhe interesave te tyre.
#FOLSOTNESËRËSHTËVONË