Presidenti paralajmëron: Do të marr pjesë në garë…

182
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se në zgjedhjet e 6 marsit do të marrë pjesë edhe Ilir Meta.

Në një konferencë për gazetarët, Meta paralajmëroi se do të marrë pjesë garë ne emër të popullit të dy marsit.

Unë as kam marrë pjesë në ndonjë garë kur kam qenë president, por meqë duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht, sepse janë shqetësuar ngaqë unë kam recituar disa poezi. Unë do të marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati, se pas ballafaqimit të parë i cili do të jetë më larg se në një vit, që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit “Bravo-Brava”, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër luftën politike edhe luftën kundër korrupsionit, do t’i recitoj një poezi që e ka bërë shefi i qeverisë “Ina Ina“, tha Meta.