Ekspertët hapin pakon e dyshimtë në Elbasan, rezulton fals alarmi për bombë

184
Sigal

Ka rezultuar fals alarmi për bombë, që alarmoi qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ekspertët e fushës së eksplozivëve kanë bërë të mundur hapjen e kontrolluar të pakos së dyshimtë, prej ku ka rezultuar se brenda pakos nuk kishte lëndë plasëse.

Më herët raportuam se pakoja ishte vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit, përkatësisht në segmentin që lidh bulevardin kryesor me Drejtorinë e Policisë.

Pakoja ishte pikasur rastësisht nga kalimtarët. Ata kishin dëgjuar një zhurmë dhe më pas kishin parë pakon e dyshimtë të vendosur në rrugë.

Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje edhe policia, e cila ka evakuuar gjithë zonën.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të fushës së eksplozivëve, si dhe një shërbim zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur hapjen e kontrolluar të pakos.