Letra e Komisionarit Evropian, si një denoncim për Ramën e Tahirin

395
Sigal

Drenica Qelia

 

I pa mjaftuar me
atë që portalet publikuan për “mbështetjen” e KE-së, nëpërmjet një letre të
Komisionerit Dimitris Avramopolus, për Saimir Tahirin, Edi Rama e tundi sërish sonte
në darkë (atë letër), si një “argument” refuzues të ftesës së presidentit Bujar
Nishani për një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Por,
në përpjekje “për të vënë vetullat, nxori sytë”. Ajo letër ishte një përgjigje
kortezie, e një letre që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kishte nisur
Komisionerit Avromopulos që në 21 shtator 2016. Kjo është njëra anë… Ana
tjetër lidhet me përmbajtjen…, ose më saktë me qëllimin që Saimir Tahiri i
shkruante komisionarit. Dhe ky qëllim zbulohet që në fjalinë e parë të
përgjigjes së Avramopulos, ku midis të tjerave shkruan… “Dëshiroj t’ju
falënderoj për letrën tuaj të 21 Shtatorit 2016, në të cilën ju kërkoni
mbështetjen time për luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit”.
Kujdes…! Vini re…!

 “… ju
kërkoni mbështetjen time për luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të
kanabisit”
, zbulon Avramopulos qëllimin e letrës
së Tahirit… Pra…?! Ministri i Brendshëm, që në 21 shator 2016, e pranonte
si shqetësues fenomenin kanabisit në Shqipëri, për luftën ndaj të cilit, i
është drejtuar KE-së. Po sot…?! Pse Saimir Tahiri dhe Edi Rama, e fshehin
këtë problem, kur një ministër, koleg i qeverisë së tyre, për të luftuar këtë
fenomen, propozon si “ndihmë” përdorimin e ushtrisë…?! Pse Saimir Tahiri dhe
Edi Rama, e fshehin këtë problem, kur Presidenti propozon që të mblidhet
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, si “ndihmë” për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje
për luftën kundër fenomenit kanabis…?! Pse Saimir Tahiri dhe Edi Rama e
lexojnë letrën e Komisionerit Evropian nga fundi dhe eksitohen, se Avramopulos
“përshëndet” aksionet antikanabis të para muajit mars…, por ende pas 9 muajsh
ky fenomen mbetet shqetësues…?! Mos vallë Saimir Tahiri dhe Edi Rama nuk i
konsideron si “autoritete shqiptare” (terminologji e Avramopulosit), ministrin
e Drejtësisë, Ushtrinë, apo edhe Presidentin…, por konsiderojnë “autoritetin”
e grekut Avramopulos, aq sa me një letër kortezie të tij, të na bëjnë të
besojmë se nuk ekziston më as ai 0.2 përqindëshi i kanabisit…, sigurisht
vetëm për sipërfaqet e monitoruara… Se për sipërfaqet e pa monitoruara…,
veç medias, ende askush tjetër nuk flet…!