Lefter Maliqi: Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme me 13 tetor dhe me Ramën kryeministër

557
Sigal

Nga Lefter Maliqi:

Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme me qeveri teknike dhe pa Ramën Kryeministër. Shumë mirë do ishte dhe fitorja e opozitës do ishte shumë e thellë por koha për shqiptarët, socialistët e ndershëm, demokratët nuk pret. Z.Basha kam qenë kritik ndaj jush, kritika të cilat i kam bërë publike por meqënëse situata politike dhe ekonomike në vend është përkeqësuar si asnjëherë tjetër, mëqënëse jemi në krizë institucionale pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me reformë në drejtësi të kapur nga Rilindja dhe të dështuar, meqënëse jemi në varfëri, pasiguri dhe po vriten shpresat për hapjen e negociatave në BE për herë të 4 për shkak të krimit të organizuar, korrupsionit, krizës në vend dhe emigrimit masiv. Këto kosto e zhgënjime të shqiptarëve treguan se dhe në votimet moniste të jashtëligjshme të 30 Qershorit populli ndëshkoi me braktisje, mospjesmarrje, me pavlefshmëri votash etj as 15 % të votave për Rilindjen e Krimit. Si deputet që e pranova me ndërgjegje të jem i pavarur, ju këshilloj pa asnjë interes personal por për interesa të demokratëve, socialistëve të ndershëm, opozitës së bashkuar, të ardhmes së shqiptarëve për hapjen e negociatave në 17-18 tetor, duhet t’i përgjigjeni thirrjes së Presidentit të Republikës për zgjedhjet lokale në 13 Tetor me kandidat potencial që t’i shërbejnë votuesve dhe është tepër e sigurt që do fitoni shumicën e bashkive edhe me Ramën Kryeministër, dhe mënjehërë ketë entuziazëm të fitores, këtë shpresë të qytetarëve për ndryshim, ta motivoni e përcillni kudo duke kërkuar moralisht zgjedhjet e mënjehershme të parakohshme. Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Rama le të ketë pushtete, krimin, policinë, lekët e drogës etj, por të gjitha këto se bashku nuk mundin dot drejtësinë, ndershmërinë, shpresën e shqiptarëve të cilët presin me padurim ndryshimin duke i ndëshkuar me votë me keq se në 30 Qershor. Mos e lini të keqen të qetë, por mobilizohuni dhe shkoni kokë lart në 13 tetor i sigurt drejt suksesit dhe fitores së demokracisë dhe kthimin e shpresës dhe besimit të shqiptarëve. Mos i lini lotët e Ramës në 30 qershor të thahen, mos e lejoni urrejtjen që ka me socialistët që t’i iki, mos e lejoni që dashurinë që ka për krimin dhe Rilindjen që t’i shuhet. Goditeni në 13 tetor me votë që mos ta ketë më mendjen as tek mamica, as tek tao tao, as tek tepsia, as tek filxhani, as tek Romeo e Zhulieta, por ta këtë vetëm tek mbidozat, çitjanet, lotët dhe pikturat bardh e zi.