Varhelyi i prerë për zgjedhjet e 25 prillit: Duam rezultate të qarta apo blerjen e votave! Kuvendi i ri duhet të jetë i plotësuar

154
Sigal

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ishte i prerë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në fjalën e tij, krah kryeministrit Edi Rama në Rinas, Varhelyi tha se BE pret që të shikojë parregullsitë apo blerjen e votave. Por gjithashtu ai shtoi se me rëndësi është që Kuvendi të jetë i plotësuar edhe me opozitën.

PJESË NGA FJALA E VARHELYIT: 

Kemi qenë në kontakt edhe për zgjedhjet, e kam ndjekur nga afër ccdo gjë që po ndodh edhe atë që ka thënë OSBE. Mendoj se pas një situate të zjarrtë mendoj se na duhen rezultate të qarta. Duam të shohim parregullsitë apo blerjen e mundshme të votave, por pas këtij procesi na duhen rezultate përfundimtare. Na duhet që Kuvendi të nisë punë shumë shpejt për reformat e BE. Pa një Kuvend të plotë është e pamundur të ecet përpara dhe ka ende punë për të bërë.

Në lidhje me pyetjen e dytë, nëse do të ndodhë kjo gjë atëherë që puna jo vetëm që duhet të vazhdojë por duhet të përshpejtohet, jo vetëm nga qeveria por edhe nga Kuvendi i ri. Po presim rezultatin e procesit të apelimit. Presim që Shqipëria të punojë për anëtarësimin në BE.