Lefter Maliqi: KZAZ Kuçovë. Vend krimi elektoral. Vendimi duhet ndryshuar!

311
Sigal

Pas vendimit të Kolegjit që vendosi rinumërim të votave brenda kutive të 18 qendrave të votimit për Bashkinë Kuçovë, Kandidati Lefter Maliqi reagoi i bindur se “Drejtësia do të triumfoj”. Lefter Maliqi që në fillim ka kontestuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit. Një mori provash dhe faktesh të publikuara prej tij ndoqën një kalvar të gjatë ankimimesh deri sa edhe kolegji zgjedhor shqyrtoi pamje filmike të paraqitura prej tij. Nisur nga këto fakte kolegji vendosi të rinumërohen edhe njëherë votat e 18 qëndrave të votimit për KZAZ e Kuçovës.

Pas këtij vendimi, Lefter Maliqi bëri një reagim të fortë duke paralajmëruar se pavarësisht hetimeve në SPAK që mund të zgjasin me muaj, sipas tij, çdo zyrtar, komisioner, vëzhgues e numërues i kësaj KZAZ që ka shkelur ligjin do të përballet me ndëshkimin e drejtësisë.

Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:

Vendi i krimit elektoral dhe shtetëror i KZAZ Kuçovë duhet ndryshuar.
Qendra e Kulturës, me derë të brendshme të pa siguruar brenda KZAZ-së, pranë kutive, derë të tretë, me dollap kompesate me dalje tek Shkolla e Mesme “Myrteza Kepi” ish-Teknikumi, duhet izoluar si vend krimi dhe turpi!
Drejtësia do të triumfojë!
Demokracia dhe vota e lirë dhe e fshehtë një domosdoshmëri!
Kushdo që do të guxojë, do përgjigjet përpara ligjit dhe do demaskohet që të mos shërbej më në asnjë funksion në shtet. Hetimet në SPAK mund të zgjasin me muaj por ndëshkimi do të ndodh për zyrtarë, komisionierë, vezhgues dhe numërues që kanë shkelur në mënyrë barbare ligjin dhe “Kodin Zgjedhor”. Të gjithë duhet të mësohemi që të bëjmë vetëm detyrën, në çdo qendër votimi dhe numërimi dhe në çdo proces zgjedhor. Ler të bëhet ky rast një shembull! Nuk ndalemi për demokraci dhe drejtësi! Ndëshkim për këdo që tjetërson, manipulon dhe vjedh votën e lirë të qytetarëve. Kuçova “Kantier Ndërtimi”! Bashkia Kuçovë do ju kthehet banorëve!