Laze: E turpshme, gjithçka bëhet për të intimiduar administratën

521
Zëdhënësi i Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, Elio Laze u shkarkua nga detyra pasditen e djeshme. Ai shprehet se e priste një vendim të tillë, madje e konsideron të vonuar. I pyetur nga gazeta “Telegraf” Laze u shpreh: Pas një bisede kokë më kokë me drejtorin teknik, më komunikoi që me mua nuk mund të bashkëpunonte më. Për këtë arsye më shkarkoi pa motiv. Më tej Laze tha se për të ishte e turpshme, pasi gjithçka bëhet për të intimiduar administratën publike, ndërkohë që gjoja marrëveshja u bë pikërisht që administrata të punonte e qetë. “Unë e konsideroj rikthim të nenit 55, pasi unë nuk kam shkelur asnjë ligj, pasi kurrë nuk ka ndodhur që të bëj fushatë në orar të punës, në ambientet e punës apo në tagrin e punës”, -u shpreh për Telegraf Elio Laze. Ndërkohë që në fund tha se nuk do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. “Nuk do ta ndjek në rrugë ligjore, pasi jam i bindur që më datë 25 qershor do të jenë qytetarët që me votën e tyre do i japin leksion Rama-Bashës se ç’është demokracia”,-tha Laze.
Sigal