“Lazarati” në Komisionin e Sigurisë, Braho: Çështja sekret hetimor

522
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka thirrur sot në një seancë të veçantë dëgjimore ministrin e Punëve të Brendshme Sajmir Tahirin për të dëshmuar sa i takon ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Lazarat, ku një grup i armatosur qëlloi ndaj policisë, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kreu i këtij komisioni, Spartak Braho deklaroi se kjo çështje është ende nën hetim dhe konsiderohet një sekret hetimor ndaj dhe shpjegimet e ministrit Tahiri sipas tij do jenë të kufizuara. “Komisioni për sigurinë Kombëtare, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Lazarat, ju kërkon të informoni në lidhje me ngjarjen, në angazhimin e policisë. 

Me qellim jo vetëm raportimin tuaj, por dhe analizën tuaj për punën në të ardhmen. Dua të informojë komisionin se nga ana e Ministrisë së Brendshme është dërguar një material me karakter sekret. Kërkojmë që mbledhja të mos bëhet në prani të mediave, pasi çështja është në hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.”, tha Braho. Kaq ka mjaftuar që të ndizet debati në sallën e komisionit, ku pati replika midis Brahos dhe deputetit të Partisë Demoktratike, Flamur Noka.
Replikat
Noka: Ju sapo thatë e çështja e ndërhyrjes në Lazarat, qoftë nga marrja e masave, qoftë vrasja e efektivit, thatë se është në hetim. Atëherë çfarë mund të na thotë ministri?
Braho: O Noka, mos u nxito. Dëgjoje ministrin.
Noka: Kur çështja është në hetim, pse duhet të vini këtu dhe të flisni kur s’keni ca të thoni?
Braho: Po ju nuk jeni të duruar
Noka: Ore jeni në vete apo jo?
Braho: Ne jemi në vete, se Saliu nuk ka lënë gjë pa thënë atje (në parlament)
Noka: Efektivi atje iku pas një masë
Tahiri: Kam pranuar kërkesën e Komisionit të Sigurisë për ngjarjen në Lazarat. Kur kam marrë detyrën kam gjetur në zyrë raportime të partnerëve ndërkombëtarë që viheshin në dispozicion të ministrave të Brendshëm ku dallohej çdo parcelë kanabisi në Shqipëri. Për këto, veç Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kishin informuar deri te kryeministri, unë nuk kam përgjigje pse nuk është vepruar në atë kohë. Shqipëria ishte zhytur në prodhimin e paligjshëm të lëndëve narkotike. Pas operacionit të vitit të kaluar policia ka vazhduar mbajtjen konstante të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë sepse kishte ende njerëz të tjerë që vijonin të ishin në kërkim. Humbja e një efektivi të Renea-s është goditje e rëndë për sigurinë por gjeti rrugëzgjidhjen e duhur duke arrestuar autorët. Ishte pabesi e organizuar për të cilën policia nuk kishte informacion, as nga SHISH, por që u morën masat për ta zgjidhur në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Policia e shtetit është në detyrë, dallimi është rrënjësor Dje Lazarati ishte zonë ku nuk mund të futej policia, sot nuk është kështu, policia lufton me të gjithë ata që i bëjnë bisht ligjit në kurriz të qytetarëve të ndershëm të vendit. Unë do kërkojë mbështetjen edhe në vijim të komisionit të Sigurisë për ta vazhduar bashkë këtë përpjekje. Ndonëse qeveritë e kaluara nuk kanë bërë atë që duhej me Lazaratin nuk na pengon ta shohim këtë si një përpjekje të përbashkët. Nuk është aset i mazhorancës është një arritje e përbashkët.
Pyetjet për ministrin Tahiri
Pyetjet për ministrin Tahiri
Noka: Të arrestuarit për vrasjen e efektivit a ishin të dyshuar dhe a janë mbajtur nën kontroll si të dyshuar në vendosjen e tritolit në shtëpinë e kreut të PD Gjirokastër?
Braho: Kjo është pjesë e hetimit. Të lutem shumë nuk ke asnjë detyrim t’i përgjigjesh pyetjes
Tahiri: Disa ndër personat që janë arrestuar kanë qenë nën procedim për vepra të tjera penale, disa të rënda. Policia ka qenë mjaft aktive në kapjen e atyre që dyshoheshin. Kjo nuk ka qenë plotësisht e mundur, edhe atëherë kur ka qenë e mundur janë liruar nga policia. Ju kërkova ndihmën dhe sportin e komisionit pa dallim, se dhe ata që skano bërë gjë kur kanë qenë në detyrë mund të bëjnë diçka tani që s’janë në detyrë.
Noka: A mban kush përgjegjësi që ata që kërkoheshin bridhnin të lirë dhe patën mundësi të blenin armë?
Tahiri: Të dhënat janë në dosjen që kam sjell por janë sekret hetimor. Është e udhës që edhe ju mbase ju që për më tepër keni pasur rastin të jeni ministër dhe të njihni situatën në Lazarat më mirëkuptoni kur ju them se duhet tju garantoj që hetimet të ecin në mënyrë të saktë pa asnjë lloj komprementimi qoftë kjo prej kuriozitetit tuaj.
Noka: Në 2014 ju zotëri, ministria qe ju drejtoni ka paraqitur në media një listë ku ishin të listuar disa persona si të dyshuar. A është dikush nga këta që morën pjesë në sulmin ku humbi jetën efektivi Basha? Dhe nëse është kështu a mban dikush përgjegjësi që ky grup ishte i lirë dhe mori edhe armë?
Braho: Është për të ardhur keq. Nuk mund të flitet për sekrete hetimore
Noka: Ti vazhdon me konceptin e hetuesit të sigurimit të shtetit. Mëso Spartak, meqënëse je në moshë të madhe, mëso një çik.
Braho: Nëse ke ardhur të merresh me mua unë ta tregoj vendin. Do të komprementosh ministrin dhe komisionin.
Noka: Ministrin e urdhëron kryeministri
Tahiri: Unë besoj se mund të përgjigjem edhe pse do preferoja që zotëria të kish mundësinë ta njihte më mirë kategoritë e hetimit, por nuk mund të bëj leksion. Këto janë të gjitha faza hetimore, shumë të dyshuar kanë qenë në kërkim dhe zotëria me kaq duhet ta kuptonte.  
Sigal