Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite, Presidenti Meta: Reflektim urgjent! Të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

298
Sigal

Presidenti Ilir Meta reagon pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.

Lidhur me këto shifra alarmante, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete..

Reagimi i Metës:

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.
Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!
Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!
Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!
Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë! 🇦🇱