Ky parlament të bën të turpërohesh

550
Sigal

Shpërthen publicisti Kim Mehmeti: Shqipëria, shtet tendash dhe pronë partish. Shpresonim një mëmëdhe që të na përfaqësonte dhe na bënte krenarë, por kemi Kuvendin e marrëzisë dhe qeverinë që ka frikë të vërtetën për vetveten. Politikanët tanë janë hajdutë të pasuruar nga pushteti. Liderët nuk ikin nga politika dhe ngjajnë si ato prostitutat që nuk dalin nga shtëpitë publike…

“Shpërthen” analisti Kim Mehmeti: Politikanët tanë janë bërë milionerë nga politika

 Parlamenti shqiptar të bën të turpërohesh. Shqipëria shtet tendash dhe pronë partish

Analisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti shprehet i zhgënjyer me atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Duke marrë shkas edhe çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit, analisti Kim Mehmeti tha dje se Shqipëria është bërë një pronë partish, dhe se Shqipëria nuk është më tende për shqiptarinë.

Kim Mehmeti: Shqipëria, shtet pronë partish

Kim Mehmeti: “Ne donim të ishte Shqipëria një tendë që do mbrojë gjithë shqiptarinë dhe jo një shtet tendash dhe një shtet që do jetë pronë partish. Ne ëndërronim një mëmëdhe që do na përfaqësojë mirë dhe do na përfaqësojë mirë dhe do na bëjë të ndihemi krenarë dhe jo një Shqipëri me institucione si Parlamenti që të bën shpesh herë të turpërohesh si shqiptarë dhe ta arsyetosh edhe marrëzi, edhe pse marrëzia nuk arsyetohet. Ne donim një Shqipëri ku do të ketë politikanë që të jenë të sinqertë me ne dhe gjithë shqiptarinë dhe jo politikanë si kryeministri i Shqipërisë që nuk ka frikë opozitën, por ka frikë të vërtetën për vetëveten. Ne donim një Shqipëri që do të ndërtojë institucione dhe jo të ndërtojë vila të individëve. Kështu që Shqipëria nga ëndërr e jona për diçka të mirë për shqiptarinë u shndërrua në dëshpërimin tonë. Unë shpresoj që do ti vijë fundi kësaj, sepse Shqipëria bëhet edhe e pabanueshme për rininë shqiptare”, tha Mehmeti.

Kim Mehmeti: Politikanët tanë janë hajdutë, janë bërë milionerë nga politika

Referuar politikanëve në të gjithë shqiptarinë, Mehmeti tha se me politikë pasurohen vetëm hajdutë. “Unë mendoj se e para që dështoi politika e shqiptarisë është se politika u kuptua si biznesi më fitimprurës, ku nuk duhet të investosh asgjë dhe të fitosh aq shumë saqë sikur je ndonjë nga ata sheikët që ke ato puset e naftës. Nëse e vëreni të gjithë politikanët tanë janë bërë milionerë. Nëse i shtroni një pyetje si dhe ku, ata thonë jemi marrë me politikë. Me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti. Nuk mundesh me 2 mijë euro pagë mujore. Të gjithë ata kanë vila që kushtojnë me miliona, kanë pasuri. Në jetë nuk kanë asgjë përveçse janë marrë me politikë. E them publikisht, me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti, jo i ndershmi. I ndershmi nga politika mund të jetojë dhe të ketë një nivel më të mirë të jetesës”, –  tha Kim Mehmeti.

Kim Mehmeti: Shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publik

 Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që t’i japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre. Andaj ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën. Kur këto gjera e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, po keni banda që e konsideron popullin si argat të vetë që një herë në 4 vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit.