Grabitja e Rinasit/ Punonjës të Bankave dhe ICT-së, Gjykata kërkon ndalimin e 5 personave

574
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen në Rinas, dhe janë pjesë e Bankave dhe punonjës të ICT-së.

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke dhënë informacione për grupin e grabitësve.

Nuk dihen ende identitetet e personave për të cilët është kërkuar ndalimi, por mësohet se disa prej të dyshuarve kanë dhënë deklarata kontradiktore kur janë pyetur për grabitjen e 9 Prillit.