Kuvendi të heqë dorë nga “anti-shpifja”/Gjosha: Liria e medias, kusht i rëndësishëm për Integrimin

59

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Stefan Schennach për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me një numër ndryshimesh në legjislacionin aktual që synojnë mediet online.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se liria e medias është një nga kushtet e rëndësishme për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Për të, kjo përpjekje është një izolim më shumë i Shqipërisë.

”Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Çdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë”,-shkruan Gjosha në facebook.

Postimi i plotë

Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes. Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Çdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!