Deklarata e KiE kundër ligjit të mediave. Presidenti Meta: Çdo kokëfortësi nuk i shërben çeljes së negociatave

287
Sigal

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Kuvendit që të heq dorë nga ligji për kontrollin  e mediave. Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook, deklaratën e Këshillit të Europës, i cili i kërkon Parlamentit të mos miratojë këtë nismë. Sipas KiE, projektligji për median është i paqartë dhe rrezikon pavarësinë e mediave.

“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd.  Përkundrazi!”,- deklaron Presidenti Ilir Meta.