Kuvendi në seancë për “Magjistratët”, ja ç’do bëjë opozita

616
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, për të diskutuar mbi ligjin për Magjistratët. Ky është një ligj i mbartur nga seancat e mëparshme, për të cilin ka patur diskutime të mëdha mazhorancë-opozitë.

Në seancën e sotme, do të votohen edhe ndryshimet në Kodin Rrugor.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në seancat e kaluara të këtij sesioni parlamentar, opozita e bashkuar pritet që të bojkotojë sërish Kuvendin.

Mësohet se kryedemokrati Basha, do të prezantojë ndryshimet në ligjin “Antimafia”, i cili ka të bëjë me pasuritë e përfituara në kundërshtim me ligjin.

Sakaq, PD do të prezantojë abuzimet me koncesionet, lejet, tenderët, si dhe kostot e këtyre abuzimeve.

Pas këtyre denoncimeve, Basha do të prezantojnë alternativën e zgjidhjes së situatës.