Mesila Doda: Rama na ka vjedhur votat, nuk mund të kemi zgjedhje me atë kryeministër

1029
Sigal

Mesila Doda, sekretarja e përgjithshme e PDIU-së ka komentuar largimin e kësaj force politike pa asnjë deputet, drejt opozitës së bashkuar. “Lajmi i ditës është nisja e negociatave të opozitës me PDIU-në. Njëra ka të bëjë për çështjen çame dhe dëgjuam para pa kohësh që PS përdori këtë për t’u ulur në tryezë me grekët. Në tavolinë me fqinjët mund të uleshim në çdo moment. Nuk janë histori me dhimbje që mund t’i përdorësh sot për t’u ulur në tavolinë me fqinjët. Ndërkohë kryeministri grek përsërit disa herë që çështja çame nuk ekziston. Nga ana tjetër mos harrojmë anën agresive, Rama në mënyrë kriminale ndërhyri në gjithë procesin për të marrë votat e PDIU-së. 76 mijë vota nuk përfaqësohen në parlament, sepse Rama ose i ka grabitur, ose i ka blerë. Nga ana tjetër ka pasur një goditje e tillë dhe mospërfaqësim i aleancës. Kryeministri bën paradë, së fundi ka filluar të bëjë edhe bamirësi. Kryeministri duhet të ndihmojë me akte ligjore dhe jo të dalë si bamirës, sikur i paguan vetë nga xhepi i tij. Ka filluar një rëndesë dhe ngarkesë fiskale që po rëndon gjithë shtresën e mesme, e cila po varfërohet”, tha Doda. Sekretarja e PDIU-së foli edhe për marrëveshjen me opozitën duke u ndalur te parimet e kësaj e force, gjithashtu ajo theksoi që po ecën në mënyrën e duhur. “Ende nuk kemi negociuar për çështjen e marrëveshjes. Qëndrojmë me parimin që nuk mund të kemi zgjedhje me këtë qeveri dhe këtë kryeministër. Mazhoranca që ka dalë nga votat e vjedhura vazhdon të krijojë vetëm krim dhe korrupsion, – deklaroi Mesila Doda.