Kuvendi e shkarkon, Xhafaj braktis parlamentin

466
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë me votat e deputetëve socialistë ka vendosur të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Famir Xhafaj.

Shkarkimi i Xhafajt është bërë me 75 votat e deputetëve të PS-së.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se vetë Fatmir Xhafaj ka vendosur të braktisë sallën e parlamentit sapo përfundoi fjalën e tij.

Xhafaj nuk e ka pritur në sallën e parlamentit shkarkimin e tij, por doli jashtë duke mos ju përgjigjur as interesimit të gazetarëve.