Kush po e  mban peng korrupsionin e kryetarit të Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe

413
Sigal

Denoncimi: Kjo është ‘Rilindja’ dhe vetingu i Edi Ramës: Korrupsion, mashtrim, pengmarrje

I nderuar doktor,

Jam një jurist, që pasi përfundova studimet bachelor e master në Tiranë, u ktheva në qytetin tim të Gramshit me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar në këtë qytet. Kur dëgjova thirrjen e Edi Ramës për të përfshirë të reja dhe të rinj në politikë më erdhi mirë dhe fillova të shpreh ambiciet e mia në rrethin tim rinor. Por zhgënjimi im më ka bërë të flas hapur e t’ju dorëzohem për fenomemet korruptive që po ndodhin në Bashkinë Gramsh. Abuzimet me tendera, nepotizëm, korrupsionin, dallaveret, shkeljet dhe abuzimet me ligjin janë fenomen i zakonshëm nga ana e Kryetarit të Bashkisë e një grup 4-5 personash rreth tij.Tashmë në Prokurorinë e Elbasanit janë depozituar  5 çështje në ngarkim të Klodian Taçes për  Korrupsionin e tij.  Por çfarë ndodhi? Prokuroria thirri njëherë para ca ditësh Kryetarin e Bashkisë dhe papritur “heshtje varri”. Të nesërmen e kësaj ngjarje “një misionar ambicioz”që kërkon të shuaj çdo ambicie të të rinjve në Gramsh, i vëllai i Kryeprokurorit, vrapoi të vinte në Gramsh, zhvilloi bisedime sekrete me Kryetarin e Bashkisë, duke i përcjellë mesazhin  “se koka e Titanit ishte në dorën e Besnikut”. Kjo është ‘Rilindja’ dhe vetingu i Edi Ramës. Korrupsion, Mashtrim, Pengmarrje. Ndërsa korrupsioni ekonomik dhe financiar me tendera e ka kap Klodianin për fyti, ai po shndërrohet në korrupsion politik e elektoral. Prokuroria hesht, SPAK hesht. Deri kur? Klodi dhe Bashkia tashmë janë peng.Kjo u duk dhe nga publikimi  në  foto  të vëllait të kryeprokurorit, të nesërmen që filloi hetimi  i një nga çështjeve korruptive të Klodian Taçes,me diçiturën “Klodi pengu im”. Z.J Gramsh