Kurti: Taksa e lartë, qytetarët e Kosovës të varfër

405
I gjendur në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e partive social-demokrate evropiane, edhe kreu i “Vetëvendosje”s, Albin Kurti thotë se tarifa prej 5 Euro për kalim në Rrugën e Kombit është shumë e lartë për xhepat e qytetarëve të varfër të Kosovës. “Qytetarët e Kosovës janë qytetarë të varfër dhe të vetmin det kanë bregdetin e Shqipërisë. Ai çmim është shumë i lartë dhe më mirë do të ishte të mirëmbahej përmes taksave të shtetit. Të kihet ndjeshmëri për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk arrijnë dot të shkojnë në asnjë vend tjetër me pushime, por vijnë vetëm në Shqipëri dhe në këtë pranverë kur i kemi marrëdhëniet shumë të vështira me të gjithë fqinjët tanë, besoj se më së paku është dashur një situatë e tillë me Shqipërinë”, u shpreh Kurti. Ai deklaroi se për këtë çështje kishte diskutuar edhe me kryeministrin Rama, por pa zbuluar përgjigjen e shefit të qeverisë. Qytetarët nga Kosova janë përdoruesit kryesorë të Rrugës së Kombit, veçanërisht gjatë periudhës së verës.
Sigal