Kurti flet në përmbyllje të Samitit: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, trupat e NATO-s të jenë në patrullim me policinë

44
Sigal

Në përmbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, foli për mediat kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe tregoi bisedimet që pati gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu Kurti u ndal edhe tek marrëdhëniet me Serbinë dhe tensionet e kohëve të fundit që kulmuan me sulmin në Banjskë më 24 shtator.

Ky Samti është i rëndësishëm për Kurtin pasi e bën Ballkanin Perëndimor një pjesë të kyçe të Evropës.

Për deklaratën e Ramës se veriu i Kosovës është tokë e askujt, Kurti u shpreh se veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. Nëse trupat e NATO-s do të patrullojnë aty, le të patrullojnë me policinë e Kosovës.

Albin Kurti“Ne mbështesim “Planin me katër hapa” të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së.

Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar Observatorin e Konvergjencës.

Shpresojmë mos të ketë episod të katërt nga sulmet e Serbisë. Duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë. Është ditë e mirë pasi Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian.  Presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë. Le ta nënshkruajmë marrëveshjen me kryeministren e Serbisë, marrëveshjen bazike të Brukselti dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishte i interesuar. Scholz i jam falënderuar dhe Gjermania është partneri ynë i rëndësishëm. 

Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri. Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës. Policia është dhe në veri të Ibrit. KFOR Nuk është institucion i zbatimit, por Policia e Kosovës.  I falënderoj ata që ishin konstruktiv dhe na mbështesin.”