Kurbini në këmbë: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor

527
Sigal

Situata është e tensionuar edhe në Kurbin. Qytetarët janë mbledhur dhe po protestojnë duke kërkuar që tëmos zhvillohen votimet nesër.

“Nuk ka zgjedhje në 30 qershor” dhe “Rama ik” janë pankartat që mbajnë në duar qytetarët teksa marshojnë rrugëve të qytetit.

Aleanca e Qytetarëve për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Opozita e bashkuar në qytetin e Laçit është mbledhur në sheshin para pallatit të kulturës në një manifestim, për të protestuar votimet që do mbahen më 30 qershor. Kurbinasit do jenë të bashkuar “duke i thënë JO votimeve një partiake”.
Me pankartën gjigande dhe me thirrjet “Rama ik”, mbështetësit e opozitës janë shprehur kundër zgjedhjeve për ditën e nesërme.
Qytetarët e Kurbinit, në këtë takim iu bindën thirrjes së Kryetarit të Partisë Demokratike z. Basha për mospërdorjen e asnjë lloj dhune dhe me gjakftohtësi të presim mosnjohjen e këtyre votimeve dhe respektimin e vendimit te Gjykates Kushtutuese që do krijohet  brenda muajit Korrik.

Situata është e njëjtë në disa qytete të vendit ku po zhvillohen protesta.