Ish-presidenti Alfred Moisiu i ftuar në emisionin e gazetares Nisida Tufa në news24 mbrojti 30 qershorin, si dhe votimet moniste, duke aluduar se kryeministri Rama po vepron drejt dhe me autoritet.
Por gazetarja e re Nisida Tufa, e ndodhur mesa duket e surprizuar nga qëndrimet e ish-presidentit, i bëri pyetje Moisiut të cilin e turbulluan dhe ia prishën misionin, në emision, se pse kishte dalur pikërisht një ditë para votimeve moniste të dielës.
Gazetarja Tufa e pyeti se si ka mundësi të jenë votime demokratike kur ka vetëm një kandidat? Si mundet të keni këtë mendim për 30 qershorin, ndërkohë që situata mund të precipitojë rrezikshëm? A është normale që parlamenti të vazhdojë pa kuorumin e nevojshëm kushtetues me 140 deputetë, ndërkohë qe ka vetëm 122? A mund të quhet demokraci kur pushteti dhunon protestuesit? Si mund të vazhdohet me një parlament të tillë?- e pyeste gazetarja Tufa, ndërsa ish-presidenti hutohej.
Dhe disa pyetje të tjera që ia prishën misionin e ardhjes së tij para ditës moniste të 30 qershorit.
Gazetarja ishte më e saktë se ish-presidenti!