Kuksianët dalin në protesta kundër vizitës së Edi Ramës, aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin

431
Sigal

Qindra qytetarë kuksianë kanë dalë në protesta kundër vizitës së Edi Ramës në Kukës.

Rama, njeriu që i vuri traun Kukësit që të paguajnë para për në Rrugën e Kombit, nuk është i dëshiruar në këtë qytet, janë shprehur banorët.

Këta të fundit të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Edi Ramës.

Kuksianet i kanë vënë traun Edi Ramës me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.

Banorët kanë kundërshtuar dhënien me koncesion nga qeveri ‘Rama’ të Aeroportit të Kukësit.

Aeroporti i ndërtua gjatë në vitin 2000, kur kryeministër i qeverisë socialiste ishte Ilir Meta.

Financimi për ngritjen e kësaj vepre publike me rëndësi të jashtëzakonshme për Veriun e Shqipërisë dhe Kosovës ishte dhuratë e Emirateve Arabe.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/VPcAYvcf2cf65nvrL2Sz_05_700d48f2ce3aa55caeef23266aee5142_video_240p_converted.mp4