Lefter Maliqi: Sot triumfoi drejtësia, gjykata s’u dha mandatet kandidatëve socialistë

520
Sigal

Deputeti i “opozitës së re”, Lefter Maliqi ka reaguar, pasi si gjykata e Tiranës dhe ajo Durrësit nuk certifikuan mandatet e kandidatëve socialist, Valbona Sakos dhe Agim Kajmakut.

Në një postim në Facebook, Maliqi thotë së ky është një lajm i mirë për shqiptarët, pasi sot triumfoi drejtësia me mosnjohjen nga Gjykata e Tiranës dhe Durrësit të Kryebashkiakeve, në kundërshtim me ligjin, dekretin e Presidentit.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Lajm i mirë për shqiptarët. Gjykata e Durrësit dhe e Tiranës godet zgjedhjet farse moniste të 30 Qershorit. Drejtësia triumfoi sot me mos njohjen nga Gjykata e Tiranës dhe Durrësit të Kryebashkiakëve,në kundërshtim me ligjin, dekretin e Presidentit dhe rregjistrimin jashtë ligjit të Partisë Bindja Demokratike. E drejta vonon por nuk harron. I bëj thirrje gjykatësve të mbrojnë ligjin, të mos tremben nga kërcënimet mafioze nga gjoja vetingu i Partisë ( Rilindjes ) por të mbrojnë shtetin ligjor. Populli është sot më shumë se kurrë optimist për të ardhmen drejt BE me zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse. Kam besim dhe Gjykatat e tjera në çdo Bashki do jenë në sikron me ligjin dhe të vërtetën duke mos i njohur nga ligjore Kryebashkiakët e rinj të dal nga votime moniste dhe të paligjshme. Populli sot më shumë se kurrë është me Gjyqtarët e ndershëm si rasti i Tiranës dhe Durrësit.