Ku je o shteti rrumpallë, bën vetëm demagogji!

390
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Agim Jazaj

Nëpunësi i thjeshtë, deputetit, ministri, diplomati, kryeministri kanë lindur njerëz, bëhen zyrtar, lindin njerëz dhe vdesin Djaj? Kanë kaluar 3 dekada dhe shqiptarët po mbeten me sytë nga qielli, duke kërkuar shtetin e tyre të administrohen, të drejtohen dhe t’u shërbehet! Administrata shtetërore, në gjithë nivelet e saj, është shteti që zgjedhin, është “majaja, apo rezulton krundet” e shoqërisë? Mësuesi në klasë dhe në rrugë, polici me kobure, shkop e bilbil, zyrtari në sportel që të hap sportelin ndoshta dhe shpirtin,  por dhe të përplas sportelin, të vret shpirtin. Ai, nuk prezanton vetëm- veten, por pasqyron shtetin, shoqërinë, kulturën, aspiratën dhe shpresën e një shoqërie të tërë, në udhëkërkimin e udhëkryqit të pafund, duke kërkuar udhërrëfyesit-udhëhumbës!…Administrata e shtetit në gjithë nivelet, fatkeqësisht nuk promovon modelin e përçuesit, por provon, shpalos modelin e përçmuesit…

Ajo është kthyer dhe e zaptuar nga administrata politike, në gjithë nivelet e saj edhe në Vlorë, duke fyer e përjashtuar nga e drejta e përzgjedhjes, e përfaqësimit të shoqërisë civile. Kjo ka arsyet e veta: Për shkak të defiçencës së nivelit, formimit; midis të zgjedhurit, administratës dhe qytetarisë! Nëpunësit e administratës, janë “gurët e themelit”, “muret” që lartësojnë shtetin”; “çatia që mbulojnë shtetin”.

Sa më të “gdhendur” të jenë këta “gurë” aq më i gdhendur do të jetë edhe shteti, dhe sa më të “pa gdhendur” të jenë ata, si dhe përzgjidhen aq më i “pa gdhendur” mbetet shteti….Politikë shthurja ka prekur pikat ku je vënë se nga qeverisje; Rilindja, ka thyer në mes kolonat e shtetit: Rendin, Arsimin dhe Shëndetësinë, e shprehin dhe e vuajnëshqiptarët. Eh kush nuk e ndjen dhe kujt nuk i dhëmb në shpirt dhe në trup ky turp, plagë e referuar qysh nga krerët e rendit, përgjatë këtyre viteve, deri në për zgjedhjen me rekorde kriminale për krye bashkiakë nga tufa e Rilindjes, duke u vënë synë e zgjedhur me dorë nga Lideri.

Krimi, Koopromentimi, Korrupsioni kulmojnë me kanabizimin evendit e deri te kapelet e policit, më të shtrenjta se koka e policit! Papërgjegjshmëria dhe axhamia, aq sa qesharake edhe kur buçisnin mediat, po edhe subjektet politike për këtë tenderim-abuzim, titullarët i kishin syt mbyllur dhe veshët të zënë, në vend që të bllokonin e pakta këto tenderime!

E kush I ha këto kumbulla? Krimi dhe abuzimi edhe me pronat nuk ka të ndalur edhe me refrenin “reformim” i institucioneve, përkundrazi është thelluar edhe më kriza dhe krimi!

Qeverisja e Rilindjes në inkursionet e saj, me demagogjinë démodé-kërkon t’u hedhë hi syve shqiptarëve edhe me Portalet e rezultuara; Pordhalet e Bashkëvithisjes! Edhe kur i verifikojnë dhe vërtetë për lirimin e Qëndrës Shëndetësore, L “24 Maji”-Vlorë nga pushtues- zaptuesit dhe nga rrethimi e terrori banorët nga klonet e barbarëve, nuk zbatohen as këto vendime, me numër e datë, vulë të njomë, pijnë ujë te çezma e Thatë! Njeri “Hidh e tjetri Pirdh”!

Qeveria Rama thjesht të ndërron barinjtë e zgjebosur, po nuk dezinfekton së pari: Bariun, Tufën, Vathën dhe Kullotën e Zgjebosur!…

Nga jashtë vendit nëpërmjet Pordhalit të serisë me tam-tamet boshe po aplikojnë studentët për punësim. Edhe këto “dele” të pastërta, po i ftojnë, t’i fusin në tufa, kullotën e zgjebosur!

A mund të  përballojë, të jetojë delja e pastër në tufën e vathën e zgjebosur?!

Në politikën shqiptare që ka shthurur shoqërinë shqiptare, nuk mjafon me “prashitje”, po duhet dhe kërkohet“qilizëm” i thellë;për të shkulur me rrënjtë të thella: Korrupsionin dhe Krimin që ka mbjellë e Kultivuar Politikë- Shthurja e 30 viteve, e ngritur në majmalet nga Rilindja e Rivdekjes!

Te sheshi i “Flamurit” na vijnë të afërta vargjet e këngës:

Xha Selimi të ish gjallë,
do ja thoshte me oi!
Ku je o shteti rrumpallë?
Bën vetëm demagogji…