Ku janë 25 milionë euro për trajnimin e rojeve të plazhit Znj. Kumbaro?

73

Engjëll Musai

Sigal

 Drejtori i “Telegraf”

Privatizimi i plazheve ka lënë në mëshirë të fatit kontrollin. Zona të tëra në det mbeten në duart e disa ‘kokëkrisurve’, që kryejnë manovra shpejtësie në zona, që nuk janë të përcaktuara për pajisje motorike. Roja Bregdetare, mungon. Pavarësisht se u shpenzuan 25 milionë euro për trajnimin e ‘Baywatch’ jetët e turistëve vijojnë të humbin.

 

Fakt/ Në 2021 ishin 715 sipërfaqe për plazhe publike, por dhe 380 që janë lënë këtë vit janë zaptuar e mbushur me shezlonë dhe kioska, nga të “fortë” e familjarë të pushtetarëve.

6 vjet më parë, më 3 gusht 2016, një turist rus u masakrua nga një skaf i një oligarku. Turisti humbi jetën, oligarku u lirua nga burgu pas 3 muajsh. Asnjë mësim i marrë deri tani Z. Rama!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nisi ndarjen e plazhit si një model përfitimi duke përcaktuar parcelat që do të ‘përfitonte’ secili biznes në mënyrë që të mund të kishin sa më shumë privilegje oligarkët pranë qeverisë. Por babëzia për të marrë sa më shumë, ndonjëherë edhe kur nuk u takonte, solli një ‘luftë’ të vërtetë mes qytetarëve që kishin biznese të vogla në zonën e plazhit. Ndarja e padrejtë dhe në momentet e fundit në e-Albania bëri që shumë qytetarë t’i drejtoheshin vetëgjyqësisë për të zgjidhur problemet. Por ky biznes po sjell viktima edhe në njerëz të pafajshëm si pushuesja 7 vjeçare që humbi jetën në Potam. Ndarja e këtyre plazheve ka sjellë ‘privatizimin’ e plazhit duke e lënë në mëshirë të fatit kontrollin. Kështu zona të tëra në det mbeten në duart e disa ‘kokëkrisurve’ që kryejnë manovra shpejtësie në zona që nuk janë të përcaktuara për pajisje motorike. Roja Bregdetare, mungon. Pavarësisht se u zhpenzuan 25 milionë euro për trajnimin e ‘Baywatch’ jetët e turistëve kanë humbur për shkak të mungesës së një të tilli në plazh edhe pse jemi në vitin 2022. 6 vjet më parë, më 3 gusht 2016, një turist rus u masakrua nga një skaf i një oligarku. Turisti humbi jetën, oligarku u lirua nga burgu pas 3 muajsh. Asnjë mësim i marrë deri tani Z. Rama! Këtë burim biznesi tepër fitimprurës me sipërfaqet e plazheve, ministresha e Turizëm- Mjedisit, po e zhfrytëzon në formë koncesioni personal, duke përdorur si maskë Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, ish vartës i saj kur drejtonte Ministrinë e Kulturës dhe sëbashku firmosën shkatërrimin e godinës së Teatrit, si dhe PPP-në 12 vjeçare për ndërtimin e qebaptoreve nga firma e sallameve “Hako” brenda Parkut të Butrintit. Mirëpo sipas nenit 5, pika 2 të VKM Nr. 171, datë 27.3.2019, me objekt: “Rregullorja për stacionet e plazheve”, të drejtën për të dhënë sipërfaqet e rërës me qira, për të lidhur kontratat dhe për të mbledhur të ardhura prej tyre, e kanë vetëm bashkitë në zonat bregdetare. Janë 12 bashki përgjatë vijës bregdetare Shkodër-Sarandë, të cilat e dinë se administrimi i plazheve u takon vetëm atyre me VKM nr. 171, datë 27.03.2019, por asnjë prej kryetarëve nuk guxon të flasë, mbasi e di që për këtë rrëmbim kompetence, Kumbaro ka bekimin e Kryeministrit. Për të mbajtur nën kontroll lejet e shfrytëzimit të plazheve, ministrja “ustalleshë” e pazareve, ka përdorur si maskë Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, i cili ka mbledhur aplikimet e bëra për plazhe me qira. Ky ka bërë seleksionimet e “fituesve” sipas listës emërore e sipërfaqeve në m2, që i ka dhënë ministresha Kumbaro, mbi bazën e të cilëve ka nënshkruar kontratat për muajt maj-shtator 2022. Plazhet për këtë vit janë përqëndruar në 118 zona, ndërsa numri i parcelave të caktuara për dhënie me qira është 1400 të ashtuquajtura “Stacione Plazhi”; nga të cilët, deri tani janë dhënë 910 parcela nga 1000-3000 m2, ndërsa 490 parcela të tjera në zonat bregdetare preferenciale po mbahen pezull prej Kumbaros, siç duket për efekt pazaresh me kërkesë-oferta të larta apo për “qoka”. Sipas nenit 11, të këtij vendimi qeverie, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka vetëm një kompetencë: Nëpërmjet inspektoriatit Turistik dhe Agjencisë së Bregdetit, të bëjë kontrollin e zbatimit të kontratave, në lidhje me pastërtinë dhe pajisjen me vrojtues plazhi. Saktësojmë, se e drejta për menaxhimin e plazheve, Ministrisë së Turizmit i është dhënë përkohësisht vetëm për vitin 2020, me VKM, nr.424, datë 27.05.2020 në bashkëveprim me Ministrinë e Shëndetësisë, por pa i hequr të drejtën bashkive, ndërsa ministresha Kumbaro, vazhdon t’i mbajë dhe ndajë lejet si koncesion personal. Madje për vitin 2022, Kumbaro ka lënë vetëm 380 parcela plazhi për përdorim publik pa pagesë, që janë sipërfaqe kategoria e fundit me sipërfaqe 800-1000 m2 dhe larg zonave ku janë resortet e oligarkëve, hotelet e ministrave, politikanëve e trafikantëve analizon në vijim pamfleti.