Kthimi i vizave, Berisha: Rama po ndëshkon shqiptarët

338
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson kërkesën e Holandës për të rikthyer vizat me Shqipërinë, si një hap mbrapa të vendit. Berisha shprehet në Facebook se kjo masë kërkohet për shkak të problemeve me drogën që ka Shqipëria.
Postimi i plotë në Facebook:
Kthimi i vizave, deshmi e degradimit te te gjitha standarteve te Shqiperise nga Noriega!
Te dashur miq, mediat njoftojne se nje vend i BE, Hollanda, agjensite e saj ligjzbatuese kerkojne kthimin e vizave per dhqiptaret, pra arritjen me te madhe te lirive te tyre. Dua te shtoj ketu se Hollanda ka qene nder vendet me te para qe mbeshteti heqjen e vizave per ne.
Kjo kerkese nuk vjen e papritur por e paralajmeruar disa here pasi Shqiperia e Norieges ka shkaterruar çdo standart te arritur nga vendi 7 vite me pare, per te cilat u hoqen vizat.
Keshtu, nder te tjera nga vetem 430 shqiptare qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, kjo shifer u rrit ne mbi 80 mije vete ne vitet 2015-2016. Kurse ne mbare BE kjo shifer arrin ne mbi 100 mije azilkerkues.
Shqiptaret ne kerkesat per azil politik here here dolen te paret duke lene mbrapa edhe sirianet. Dy muaj me pare u thirr ne Paris ministri i jashtem Bushati, por jo nga nga ministri i jashtem por nga ministri i brendshem. Mediat gjeresisht thane se kjo thirrje ishte nje ultimatum per vizat dhe se police francez u vendosen ne pikat kufitare te vendit per te kontrolluar fluksin e njerezve qe largohen nga Shqiperia.
Keshtu qe mund te thuhet me siguri se Edvin Kristaq Rama iu dha shqiptareve drogen dhe po iu kthen vizat duke ndeshkuar keshtu miliona shqiptare! Sb