‘Kthehet ligji i agjitacion propagandës’/ Berisha: Me vendimin ndaj gazetarit Qyno, Sadushgjykata i vuri tritol në themel fjalës së lirë

23
Sigal

Kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te vendimi i gjykatës ndaj gazetarit Elton Qyno, ndaj të cilit SPAK kreu një sërë shkeljesh antiligjore, duke e mbajtur të izoluar në zyrat e tyre, si dhe vendimet brenda ditës për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e materialeve të punës.

‘Sot Sadushgjykata i vuri  tritol në themel fjalës së lirë. Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës’, theksoi Berisha gjatë protestës së sotme nga demokratët në mbështetje të tij.

Berisha: Miqtë e mi!

Sot është një ditë e vështirë, sot është një ditë e zezë për fjalën e lirë.

Sot Gjykata e Lartë, apo Sadushgjykata shërbeu si satër e fjalës së lirë. Në një vendim antikushtetues, antiligjor, sot Gjykata e Lartë përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, aktet arbitrare të dumanëve të Skapit dhe manekëve të gjykatës, ndaj gazetarit guximtar i cili publikoi, materiale të shitura nga vetë Skapi.

Elton Qyno kishte arritur të zbulonte në transkiptet e telefonave të kriptuar bisedat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe jo vetëm atyre, por edhe të mjedisit të tyre.

Vendet anëtare të Këshillit të Europës kanë firmosur një konventë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut të vendeve anëtare.

Kjo konventë ka një gardian të pranuar nga të gjithë shtetet anëtarëve dhe ky gardian është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kjo gjykatë në mënyrë të përsëritur ka vendosur se, kërkesa e burimeve të informacionit për gazetarët, përbën atentat ndaj lirisë së shprehjes.

Të njëjtën gjë u shpreh edhe Komisioni i të drejtave të Njeriut OKB-së.

Kurse këta gjykatës që kanë për konventë Europiane, kodin e mafias së Edi Ramës, që kanë për kushtetutë, kodin e mafias së Edi Ramës, gjykuan sot për të hequr çdo mbrojtje burimeve të informacionit të gazetarëve.

Vendosën sot të mbyllin gojën para krimeve të shëmtuara, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Taulant Ballën, për të mbrojtur kriminelët e pushtetit, lidhjet e tyre me krimin, vjedhjet e tyre.

Ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon.

Me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe medieve.

Ky është një akt i rëndë, kjo është një ditë e zezë.

Elton Qyno publikoi dosje të shitur nga Skapi i partisë, të shitur me miliona miq. Duhet ta keni të qartë se kur vjen puna në botën e krimit, milionat janë si kafetë e mëngjesit.

Nuk kanë ata problem milionin e eurove, problem kanë ku ti fshehin sepse atyre u vijnë nga droga, vrasjet, makabritetet.

Pasi e shitën dëshminë e Nuredin Dumanit, e një vrasësi serial, por që në fund të fundit gjeti një grimcë njerëzore në nderin e tij dhe u rrëfye, para kujt, para drejtësisë së pabesë. Para kriminelëve të drejtësisë që e shitën dosjen e tij.

Shitja e dosjes parashikohet të sjellë të paktën 15-20 vrasje të tjera, qërim hesapesh.

Kurse Qyno që u tha shqiptarëve, ja se çfarë shesin këta skapistët e Edi Ramës, ja se si i ndihmojnë bandat dhe vrasësit skapistët e Edi Ramës, ai u rrëmbye në mes të rrugës.

Atij ju morën telefonat, sepse aty figuronte emri i Ramës që komunikonte me kartelet, që drejtonte trafiqet.

Aty figuronte emri i Taulant Ballës që komunikonte me bandat në Shqipëri dhe jashtë.

Që u premtonte mbrojtje të interesave të tyre.

Që ankohej për Sali Berishën, se po e sulmon.

Që diskutonte për vrasje për trafiqe.

Sot fjalës së lirë i’u vu tritol në themel. Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës.

Ju bëj thirrje gazetarëve, që çdo lajm, njoftim informacion që siguroni përcjillani qytetarit digjital që të ja përcjellë qytetarëve dhe botës menjëherë, në kohë reale.

Nuk ka gjë në botë që do të na pengojë ne.