Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kuçi: Ky qytet është makthi i Kryeministrit në largim

265
Sigal

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi thotë se kryeministri në largim, Edi Rama mashtroi sot në Durrës, kur tha se qeveria i është gjendur gjithmonë këtij qarku. Sipas saj, kreu i sektit të betonit dhe korrupsionit, ka përballë qytetarët ku do të marrë shuplakën më të madhe. ”Pyesni mijëra banorët me shtëpitë dëmtuara që jetojnë në çadra, ato 900 familjet DS4 që nuk u keni dhënë asnjë informacion e jo më mbështetje. Madje me dëmet e banesave i dhatë edhe 750 milionë lekë Klodjan Zotos për përpunimin e inerteve. Si guxoni e flisni për shëndetësinë kur Spitali Rajonal i Durrësit është në ditët më të vështira. Vatër infeksioni e Covid-19, me mungesë stafi mjeksor dhe infermieror”,-shkruan Kuçi në facebook.

Postimi i plotë

Kryeministri në largim, me zë edhe më të dridhur se herët e tjera, nga paniku i fundit të tij më 25 prill, mashtroi sërish edhe sot banorët e Durrësit duke i renditur “pseudo-arritjet” e “Rilindjes” për qytetin tonë. “Qeveria i është gjendur gjithmonë Durrësit” gënjeu sërish kreu i sektit të betonit dhe korrupsionit. Qeveria juaj i është gjendur Durrësit? Kur? Si? Me betonizimin e qendrës së qytetit? Me 6 milionë dollarë Velierë që u ndërtua mbi zonë arkeologjike, prishi pamjen e qytetit, vazhdon ende si një gërmallë, i janë shtuar kolona në rrugë që të mos rrëzohet? Me rrugët qindra milionëshe që gjoja rikonstruktohen çdo vit vetëm për t’u pasuruar oligarkët tuaj?
I jeni gjendur Durrësit me 400 milionë eurot e ineceratorëve?

Me 83 milion lekë lule për dekoracion teksa familjet vuajnë për bukën e gojës? Me faturat e ujit të pishëm dhe dritave që janë më të lartat në Shqipëri? Me koncensionet abuzive të Portit të Durrësit? Apo me arbitrazhin 100 milionë eurosh? Me rininë e papunë? Sa vende pune keni hapur për rininë e Durrësit? Zero! Zero! Zero! Ndaj edhe rinia po largohet. Si e keni ndihmuar biznesin? Shkoni e pyesni me qindra biznese që janë mbyllur. Pyesni operatorët turistik dhe sektorin e hotelerisë që janë në faliment.

Pyesni mijëra banorët me shtëpitë dëmtuara që jetojnë në çadra, ato 900 familjet DS4 që nuk u keni dhënë asnjë informacion e jo më mbështetje. Madje me dëmet e banesave i dhatë edhe 750 milionë lekë Klodjan Zotos për përpunimin e inerteve. Si guxoni e flisni për shëndetësinë kur Spitali Rajonal i Durrësit është në ditët më të vështira. Vatër infeksioni e Covid-19, me mungesë stafi mjeksor dhe infermieror. Mungesë tamponësh, dorezash, e madje sapuni. Spitali nuk ka as sapun o kryeministër në largim, e ju flisni për projekte 3D. Urgjenca është në kushte skandaloze. Njerëzit po infektohen e po humbin jetën ndërsa ju ushqeni oligarkët tuaj me PPP qindra milionëshe.

Ju nuk keni bërë asgjë për Durrësin, përkundrazi e keni mjeruar Durrësin. Sot banorët dhe familjet e thjeshta janë në kushtet më të vështira dhe fajtori jeni ju dhe sekti i korrupsionit dhe betonit që ju drejtoni. Folët duke u dridhur për Durrësin sepse e dini fare mirë që nga Durrësi do ju vijë humbja. Tik-tak. 2️⃣5️⃣ prilli po afron dhe fundi juaj ka nisur e do festohet më shumë se kudo tjetër në Durrës, në këtë qytet që ju e keni shkatërruar më shumë.
Durrësi është makthi juaj sepse shuplakën më të rëndë do e merrni në Durrës.