Shkrumbohet një “BMW” në Vlorë, mjeti ishte i parkuar kur shpërtheu në flakë

268
Sigal

Një makinë e llojit “BMW Ml” është shkrumbuar nga flakët, këtë pasdite, në qytetin e Vlorës.Sipas News24, makina ka qenë e parkuar, kur ka shpërthyer në flakë.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe zbardhur të vërtetën. Momentalisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.