Kryetari i PD-së në Mirditë, tenton të mashtrojë për herë të dytë Berishën

676
Sigal

Sipas burimeve  të sigurta, të marrë nga abonentë brenda PD-së,  kryetari  i PD-së  në Mirditë  Gjovalin Prenga , bashkë me Flamur Ndokën sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PD,  mbajtën  për 4 vjet  të fshehur  duke mashtruar  Kryeministrin,  “ndoshta për të mirën e tij “, për  të zbatuar urdhrin e tij, për shkarkimin nga detyra  të  N/prefektit të Mirditës  Gjon Pjetri, urdhër i dhënë pasi ka parë  në edicionin e lajmeve në televizion, të dhënë për 3 ditë  me radhë kronikën e dhunës së ushtruar  në pasditen e 23 janarit  në zyrën e tij, ndaj gazetarit të Mirditës, të ndihmuar  nga punonjësit e tij : Gjokë Gjoka, Dedë Kaçorri,  Lindita Çupi dhe Liza Canga, për të fshehur  vjedhjet  e një sasie  të konsiderueshme  pako ndihmash  që kishin ardhur  në Mirditë në prag të vitit të ri 2009, ndihma që kapnin shumën  prej  3792 pakosh, që  të kthyera në monedhë, arrijnë  189600 euro , ku një ditë para ushtrimit të dhunës, kishte bërë publik në gazetën e tij “Telegraf”. Me sa duket Kryetari në ikje z. Gjovalin Prenga mendon se, kalimi i 4 vjetëve nga urdhri i shkarkimit të dhënë  për n/prefektin është i harruar nga Kryeministri dhe kërkon t”i bëj mashtrimin e dytë, Kryetarit  të  PD-së, për t’i vënë në tryezën e tij emrin e n/prefektit  Gjon Pjetri që sot vazhdon të jetë në proces gjyqësor  nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës të gazetarit të Mirditës, në Gjykatën e Apelit, Shkodër.  Ky propozim i ardhur ka ndeshur në çudinë dhe reagimin e shumë anëtarëve të kryesisë, duke e kundërshtuar  emrin e tij, jo vetëm se e ka kaluar një herë në këtë detyrë, por është një person që vazhdon të jetë në ndjekje penale.  Sipas një burimi nga kjo kryesi, është mbrojtur nga Kryetari z. Gjovalin Prenga, duke deklaruar se në Gjykatën e Apelit  do të marrë pafajësinë. Në qoftë se do t’i shpëtojë vëmendjes së Kryeministrit për ta hequr nga lista këtë pjesëtar të klanit, sigurisht që nuk do t’u shpëtojë delegatëve të konferencës së PD-së, ku 4 vite më parë nuk i dhanë asnjë votë për të qenë pjesë e anëtarit të kryesisë së PD-së dhe besoj se dhe tani do të ketë të njëjtin fat.