Kryetari i PD-së Lulzim Basha: Kryeministri i shqiptarëve nuk e ka mendjen tek njerëzit, sepse është i lidhur me botën e krimit dhe mafies

203
Sigal

Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare. Kur çirakut të Kryeministrit, i del emri në përgjimet e mafies italiane – kur tokat e kryeqytetit jepen ryshfet sepse çiraku i Ramës ka “lidhjet e duhura” – kur faktet për lidhjet e ministrave Tahiri dhe Xhafaj me krimin apo të Erion Veliajt me mafian bëhen publike, është e qartë se ai që drejton kupolën është Edi Rama! Ky është Kryeministri i shqiptarëve dhe këta janë miqtë e tij të lidhur me botën e krimit dhe mafies! Kryeministri i shqiptarëve nuk mund të jetë peng i mafies. Kryeministri i Shqipërisë duhet të punojë për shqiptarët e ndershëm. Ka vetëm një mënyrë të çlirohemi nga organizata kriminale që drejton vendin.  Më 25 prill është ora e ndëshkimit. Bashkë do t’i çojmë banditët aty ku e kanë vendin!