Kryemadhi: LSI ka një qasje ndaj të rinjve tërësisht ndryshe nga partitë e tjera

187
Sigal

KRYETARJA E LSI, MONIKA KRYEMADHI TAKIM ME TË RINJTË E ELBASANIT (PJESA 3)

Universiteti i Elbasanit është një nga universitetet më të mëdhenj pas atij të Tiranës, ku faktikisht Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ndërkohë që ka mjaft studentë nga Elbasani që studiojnë në Universitetin e Tiranës. Unë kam takuar shumë prej tyre, që kanë mbaruar në degë shumë të mira, që kanë mundësi punësimi, por të gjithë kërkojnë të largohen nga Shqipëria, duke filluar që nga inxhinieria informatike, ekonomia informatike e të tjera me radhë.
Në fakt ne Elbasanin e kemi quajtur gjithmonë djepi i arsimit për shkak të shkollës së parë që është hapur këtu dhe ndoshta duhet parë në disa problematika që kanë të bëjnë jo vetëm me arsimin universitar, por edhe atë profesional, që është po ashtu i rëndësishëm, sepse ne sot kemi kamerierë të cilët presin dhe shikojnë për ato bakshishet, edhe pse në xhepin e tyre kanë një diplomë fakulteti juridik apo ekonomik, apo inxhinieri sepse është e vetmja mënyrë për të ndihmuar familjen dhe për të mbijetuar në këtë situatë krize dhe pandemie, ndërkohë që Elbasani ka mundësi pa fund dhe resurse pa fund përsa i përket zhvillimit të zonës duke pasur pjesën e zonës industriale, dhe është një nga qytetet që ka papunësinë më të lartë në Shqipëri.
Ne kemi një qasje ndaj të rinjve tërësisht ndryshe nga partitë e tjera, sepse vetë LSI është cilësuar si parti e të rinjve dhe të rejave, është cilësuar si një parti që ka bërë për të rinjtë. Ne do ta vazhdojnë këtë iniciativë që e kemi nisur ndër vite, sepse në fund të fundit të rinjtë janë e ardhmja e një vendi, e ardhmja e një kombi dhe nëse ju nuk do të bëheni pjesë e vendimmarrjes do të ishte shumë e vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët që ata të kenë një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Evropian.
Vetëm vullneti juaj, angazhimi, përfshirja juaj do të detyrojë këtë klasë politike që të krijojë hapësira dhe të risjellë kulturën politike ndaj qytetarit, ndaj votës.
Sot jemi 99 ditë nga 25 prilli dhe do t’ju ftojë secilin nga ju që çdo ditë të takonte, të ftonte një mik, një shok, një familjar, për të shkuar drejt kutisë së votimit më 25 prill, sepse kush ndihet i varfër, kush ndihet i shfrytëzuar, i pambështetur, i dobët, të shkojë më 25 prill dhe të ndëshkojë atë politikë arrogante që e ka varfëruar.
Dhe kush kërkon të përfshihet dhe të shkojë përpara të shkojë më 25 prill dhe të votojë për atë shok, atë mik, të cilin e përfaqëson, i jep dorën për të ecur përpara.
Përfshirja në politikë do të thotë të shkosh të votosh, të kërkosh llogari, të qëndrosh përballë çdo politikani, deputeti apo partie politike që e shfrytëzon votën tënde për të mirat e veta dhe nuk e kthen këtë në një përfitim për të gjithë komunitetin.
Ne në Elbasan kemi mundësi pa fund për ta treguar këtë, për të krijuar ndryshime dhe hapësira. Ne kemi dhënë kontributet tona për politika të caktuara zhvillimore për qytetin e Elbasanit edhe kur ka qenë puna për tu përfshirë në institucione.
Sigurisht që duhet të punojmë më mirë, por kjo bëhet edhe duke u përfshirë ju të rinjtë me entuziazmin, me energjinë tuaj dhe ndryshimi mund të vijë vetëm prej jush.