Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane, Krichbaum: Pa u përmbushur kriteret, negociatat nuk hapen

439
Sigal

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane ne Bundestagun
gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë të ditur në një konferencë shtypi se
Shqipëria duhet të zbatojë 7 kushte përveç 5 prioriteteve për hapjen e
negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gunther Krichbaum: “7 pika që janë pritshmëritë e CDU-CSU përpara se ne të
jemi pro çeljes së negociatave për integrimin në BE. Ne duam që Shqipëria të
bëhet anëtare me të drejta të plota e BE. Duam që qytetarët e Shqipërisë të
përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qënit anëtarë të BE. Duam që
negociatat me Shqipërinë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme.
Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Sot është ende e paqartë se
kur do të hyjë në fuqi reforma në drejtësi, pasi Gjykata Kushtetuese e ka
pezulluar. Deri tani, ky kush nuk është përmbushur. Deri tani nuk janë
përmbushur numri 2 dhe numri 3 i prioriteteve kyçe. Rezultatet e deritanishme
janë të pamjaftueshme. Për këto arsye do t’i rekomandojë qeverisë federale mos
miratojë hapjen e negociatave”.