Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli kërkon shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë

432
E planifikuar për t’u zhvilluar të enjten, mbledhja e Këshillit të Bashkisë ku do të diskutohej projekt buxheti i Bashkisë Vlorë për vitin 2017, është shtyrë për një datë tjetër.
Burime nga Bashkia kanë thënë për “Telegraf” se data 31 janar, është caktuar për thirrjen e Këshillit.
Shkaku i shtyrjes së mbledhjes mësohet të jetë fakti se socialistëve ju mungojnë votat për miratimin e buxhetit.
Edhe pse nuk ka patur një qëndrim zyrtar të LSI për Vlorën, flitet për qëndrim kundër projekt buxhetit ne këshill të këshilltarëve të kësaj force politike.
Projekt buxheti i vitit 2017, është prezantuar ditën e Martë nga kryetari i Bashkisë, në një takim në teatër që u paraqit si një takim informues me qytetarët e grupet e interesit, por që kishte në sallë vetëm punonjës të administratës së Bashkisë.
Buxheti i vitit 2017 për bashkinë e Vlorës në pjesën më të madhe të tij do të mbështetet te grantet e qeverisë, pasi Bashkia nuk arrin dot për të dytin vit të grumbullojë të ardhurat e veta. 
Sigal